Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

23:13, 26/10/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore. Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje 1-5m/sek ndërsa në bregdet 8-10m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2C deri në 15°C

në zonat e ulëta 5°C deri në 24°C

në zonat bregdetare 10°C deri në 23°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco