COVID19/ MSH:  8 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ MSH: 8 humbje jete në 24 orët e fundit

18:39, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë lajmëron se 8 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga Covid në vendin tonë.

Njoftimi i MSH: 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 650 qytetarë, në këto bashki: 252 në Tiranë, 36 në Elbasan, 35 në Fier, 27 në Shkodër, 29 në Sarandë, 21 në Durrës, Kamëz, 19 në Vlorë, Gjirokastër, 17 në Lushnje, 13 në Lezhë, Patos, 12 në Memaliaj, 11 në Krujë, Mallakastër, 10 në Vorë, 7 në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Tepelenë, Pogradec, Gramsh, 6 në Kurbin, 5 në Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, 4 në Kuçovë, 3 në Has, Maliq, Poliçan, 2 në Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Dimal, Librazhd, 1 në Pukë, Fushë Arrëz, Shijak, Dibër, Divjak, Konispol, Këlcyrë, Devoll, Berat, Belsh, Peqin.

Janë  7,258 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: një fëmijë 5 vjeç nga Saranda, me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese kronike, në Spitalin Pediatrik në QSUT, një qytetar 38 vjeç nga Elbasani, një qytetar 52 vjeç nga Durrësi, një qytetar 63 vjeç nga Saranda, një qyetetar 70 vjeç nga Tepelena,  dy qytetar nga Tirana 71 dhe 78 vjeë, një qyetetar nga Korça 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 482  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,464 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          650

Të shëruar në 24 orë       482

Të shtruar në spitale       158

Humbje jete në 24 orë    8

Testime ditore                 3,559

Testime totale              1,289,520

Raste pozitive                182,610

Raste të shëruara            172,464

Raste Aktive                     7,258

Humbje jete                      2,888

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3703

Fier                 867

Durrës            720

Shkodër         465

Elbasan          305

Gjirokastër     226

Korçë              191

Lezhë             191

Vlorë               204

Berat              174

Kukës             142

Dibër               70

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco