Blerjana Bino bën deklaratën e fortë: Qeveria po e bën gazetarinë profesionale të panevojshme

Blerjana Bino bën deklaratën e fortë: Qeveria po e bën gazetarinë profesionale të panevojshme

14:18, 26/10/2021
A+ Aa A-

Për të folur për raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ‘Barometri Kombëtar i Lirisë së Medias në Shqipëri përvitin 2020’ ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ Blerjana Bino drejtore ekzekutive e ‘Qendrës shkencë dhe inovacion për zhvillim’ dhe Afërdita Kolmarku juriste, menaxhere e projekteve të Komitetit Shqiptar të Helisinkit.

Në emision u diskutua dhe ndryshimet që ekzistojnë mes Kosovës pasi atje kemi organizata mediatike të cilat jo vetëm kanë lidhje me simotrat e tyre ndërkombëtare por edhe reagojnë në kohën dhe në vendin duhur përsa i takon probleme të medias ndërsa në Shqipërisë  nuk ka  asnjë sindikatë që të mbrojë të drejtat e gazetarëve.

Pyetjes së moderatorit Flavio Qarri pse eskziston ky dallim mes nesh dhe Kosovës, Bino u përgjigj:

Bino:  Unë mendoj që ky është reflektim i kësaj situate së përgjithshme të përkeqësimit të lirisë së mediave në Shqipëri dhe mendoj që qeveria natyrisht ka rolin kryesor edhe pse të gjithë treguesit që ne kemi matur në 2020 por edhe të gjithave veprimet në 2021 tregojnë që ka një përpjekje të vazhdueshme nga ana e qeverisë për ta bërë gazetarinë profesionale të panevojshme duke e zëvëndësuar me materiale të gatshme nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke krijuar një frymë të përgjithshme intimidimi. Të mos harrojmë që qytetarët u paralajmëruan të mbrohen nga virusi njësoj sikurse ju duhet të mbrohen edhe nga media. Kemi gjithmonë hijen e një ligji të mediave online që ndoshta do të miratohet ndoshta jo. Nuk e dimë nëse do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias apo jo. Pavarësisht se kemi një konfirmin nga delegacioni i Bashkimit Evropian që qeveria shqiptare do ta miratoj këtë ligj sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias por nuk kemi ende transparencë. Kemi përpjeke të vazhdueshme për të përqëndruar informacionin publik. Vetëm në shtator u informuam për formimin e ‘Agjencisë së medias dhe informacionit’.  Ne të gjithë e kemi ngritur zërin se nuk është gjë tjetër veçse një përqëndrim i informacionit publik dhe një cënim i lirisë së gazetarëve për të ushtruar profesionin e tyre sidomos ato që janë gazetarë investigativ dhe ata që janë gazetarë kritik. Pra kjo është struktura apo fryma e përgjithshme politike dhe strukturore me të cilën veprojnë gazetarët që çon në vetëcensur dhe rrjedhimisht dhe i kushtëzon që të mos organizohen dhe mos ta ngrejnë zërin. Dhe ata që organizohen janë disa elemente pro aktiv dhe disa gazetarë guximtar por që kanë nevojë për mbështetje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco