Urdhri i ministrisë: Jo më patatina, çokollata apo pije freskuese në shkolla

Urdhri i ministrisë: Jo më patatina, çokollata apo pije freskuese në shkolla

12:04, 26/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit do të ndalojnë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore. Synimi i këtij vendimi është lufta kundër kequshqyerjes dhe mbrojtja e nxënësve të moshave nga 6-15 vjeç, prej përbërësve të dëmshëm për ta dhe rregullimi i legjislacionit për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit,  pijeve  energjike dhe  pijeve  të  gazuara me  sheqer  të shtuar, njofton Dosja.al. Ushqimet e ndaluara janë ëmbëlsirat, kryesisht produktet me çokollatë; ushqimet e skuqura, në të cilat përfshihen patatinat, salsiçet dhe petullat; ushqimet e aromatizuara, me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natrium dhe sheqer si dhe pijet freskuese me ose pa gaz.

Ushqimet që do të lejohen janë fruta të freskëta, fruta të konservuara në lëng natyral dhe perime të papërpunuara.

NUK DO TE LEJOHEN:

1. Ëmbëlsira:-çokollatë  dhe  produkte  çokollate  (çokollatë  e thjeshtë   ose   e   bardhë,   vezë   të   mbushura   meçokollatë, çokokrem); produkte   të   veshura   me   çokollatë   (p.sh.:biskota  pjesërisht  ose  plotësisht  të  veshura,  fruta ose  arra  të  veshura  me  çokollatë,  akullore  dhe drithëra të veshura me çokollatë);ëmbëlsirë,  përfshirë  ëmbëlsirat  “pa  sheqer” (p.sh.çamçakëz,  xhelatina,  likuiricia, karamele të çdo  lloji  përfshirë: menta, lëpirëse sheqeri, ëmbëlsira me sherbet, marshmallows dhe  ëmbëlsira të tjera); çokollatë, kos ose  fruta të thata dhe arra të veshura me sheqer; bareta drithërash, ëmbëlsira me fruta të përpunuara.

2. Ushqime të skuqura ku përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin  për  shembull patatina,  salsiçe  të  skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla etj.

3. Ushqime të aromatizuara (savoury snacks): Ushqime të aromatizuara me përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e mëposhtme:

-madhësi  paketimi  të  barabartë  ose  më  të madhe se 25 g;-22g ose më shumë yndyrë për 100g;

- 2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;

- 0.6g ose më shumë natrium për 100g;

- g sheqer ose më shumë në total për 100g;

4. Pijet freskuese (me ose pa gaz),duke përfshirë ujëra me aromë;- pijet e cilësuara si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;- pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;- lëngjet  e  frutave  të  ëmbëltuara  me  sheqer  të shtuar;- lëngjet  e  perimeve  me  sheqer  ose  kripë  të shtuar;- lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat  hollohen për të bërë një pije; - qumësht i plotë; - pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

Fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë); fruta të konservuara në lëng natyral; perime të papërpunuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco