VIDEO/ Domatja e skaduar, fermerët në protestë: Do bllokojmë rrugët

VIDEO/ Domatja e skaduar, fermerët në protestë: Do bllokojmë rrugët

11:54, 26/10/2021
A+ Aa A-

Fermerët e Fierit, Beratit dhe Lushnjes kanë paralajmëruar një tjetër protestë me bllokimin e rrugëve, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë lidhur me farën e skaduar të domates.  

Nga SYRI TV

Fermerët e 13 fshatrave të Beratit, Fierit dhe Lushnjes do të rikthehen në protesta pas heshtjes së vazhdueshme të  Ministrisë së Bujqësisë lidhur me problemin e dështimit të shitjes së domates. Ndryshe nga protesta e parë e mbajtur në fshatin Samaticës, fermerët paralajmëruan këtë herë se do të bllokojnë rrugën kryesore Berat-Lushnje në vendin e quajtur ‘Ura e Kuçit’ ose segmentin Lushnje-Fier.

Në këto tre qarqe janë të paktën 400 fermerë, të cilët janë dëmtuar nga kultivimi i domates i llojit Ozgan.

Frutat e këtij kultivari dëmtohet ende pa u nxjerr në treg, duke dështuar shitjen, kostot për fermerët janë të pallogaritshme, ndërkohë që deri më tani Ministria e Bujqësisë ka fajësuar fermerët për dështimin e prodhimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco