VIDEO-SYRI TV/ Centralizohen shërbimet në QSUT, të sëmurët kronikë nuk marrin dot ilaçet

VIDEO-SYRI TV/ Centralizohen shërbimet në QSUT, të sëmurët kronikë nuk marrin dot ilaçet

16:51, 25/10/2021
A+ Aa A-

Të sëmurët kronikë që marrin ilaçe me rimbursim detyrohen për të udhëtuar nga i gjithë vendi drejt Tiranës për të siguruar medikamentin. Prej kohësh shumë medikamente me rimbursim jepen vetëm nga qendra e konsultave në QSUT duke detyruar të sëmurët që të presin me orë të tëra vetëm për një firmë. Por jo në pak raste këta të sëmurë duhet të kthehen pa ilaçin e tyre, pasi shpesh mjekët mungojnë, apo nuk mund të kryejnë dot vizitën e nevojshme.

Nga SYRI TV

Të moshuar, pacient me sëmundje kronike udhëtojnë nga rrethet për një firmë në qendrën e Konsultave në QSUT për të përfituar ilaçet e rimbursuara nga shteti.

Kjo e moshuar ka udhëtuar nga laçi prej orëve të para të mëngjesit për të marr medikamentet. Prej 2 javësh e moshuara nuk ka arritur të ketë një konsultë me mjekun në QSUT duke qëndruar pa ilaçe. E lodhur prej jetës aspak të lehtë dhe vështirësive 70 vjeçarja shprehet për SYRI TV se nuk arrin të pres gjatë pasi i bije të fikë.

Radhët dhe fluksi i pacientëve kanë lodhur qytetarët që presin në stola. Babai ndan shqetësimin e tij për të birin 35 vjeçar që vuan nga veshkat. Të dy kanë udhëtuar prej Shkodrës që një ditë më parë për të zënë radhën në Qendrën e konsultave. Frika më e madhe e të atit është se mos burokracirat e dokumentacioneve do i dërgojnë edhe një herë për në Shkodër duke mos mbaruar punë as këtë të hënë duke humbur kështu edhe orarin e takimit.

Kjo situatë është krijuar që prej ngritjes së Qendrës së Konsultave, kur për të shmangur abuzimet, është gjetur zgjidhja e centralizimit të shërbimit për recetat e rimbursueshme. Por përqendrimi i shërbimit vetëm në QSUT ka sjell sorollatje dhe sfilitje tek të sëmurët që duhet të udhëtojnë dhe presin me orë të gjata për të siguruar ilaçin që i mban në jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco