VIDEO-SYRI TV/ Vijon djegia e plehrave në Laç, Drejtori i Territorit: Do i dërgojmë në ...

VIDEO-SYRI TV/ Vijon djegia e plehrave në Laç, Drejtori i Territorit: Do i dërgojmë në ...

15:13, 25/10/2021
A+ Aa A-

Prej tre ditësh fusha e plehrave në qytetin e Laçit vijon të jetë e përfshirë nga flakët, duke shkaktuar ndotje të madhe për banorët. Zyrtarët e bashkisë kanë nisur punën për mbulimin e fushës së plehrave me dhe, ndërsa mohojnë zërat se mbetjet do të dërgohen në inceneratorin e Klodian Zotos. Një zyrtar i bashkisë deklaroi se mbetjet do dërgohen në landfillin e Bushatit.

Nga SYRI TV

Qyteti i Laçit vijon të jetë prej tre ditësh nën pushtetin e ndotjes dhe smogut të shkaktuar nga djegia e fushës së plehrave. Era e rëndë dhe reja e tymit është përhapur në të gjithë qytetin, ndërsa po punohet për mbulimin e fushës me dhe.

Zyrtarë të bashkisë së Laçit pretendojnë se zjarri te fusha e plehrave është i qëllimshëm. Drejtori i Planifikimit të Territorit në bashkinë e Kurbinit u shpreh se gusha e mbetjeve do të mbulohet me inerte dhe do të kthehet në eko-park. Ndërkohë sipas tij plehrat do të vijojnë të dërgohen në landfillin e Bushatit në Shkodër.

Megjithatë, mbetet i çuditshëm fakti se zjarri në fushën e mbetjeve në Laç ra vetëm një ditë pas mbledhjes që kryeministri Edi Rama pati me kryebashkiakët, të cilët i kritikoi për menaxhimin e dobët të mbetjeve urbane. Rama u kërkoi drejtuesve të pushtetit lokal që në buxhetin e viti të ardhshëm të parashikojnë fonde të posaçme për mbetjet urbane.

Praktika e djegies së fushës së plehrave është e njohur gjerësisht në vendin tonë, pasi bashkitë më pas i kanë hapur rrugë lidhjes së kontrave me inceneratorët. Nëse e njëjta skemë do të përdoret dhe nga bashkia e Kurbinit, kjo mbetet për tu parë në të ardhmen, pasi aktualisht drejtues të bashkisë e kanë mohuar se mbetjet urbane të Laçit do të dërgohen në landfillin e Klodian Zotos në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco