VIDEO/ Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: Ka një hezitim jo të vogël tek studentët për t’u vaksinuar

VIDEO/ Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: Ka një hezitim jo të vogël tek studentët për t’u vaksinuar

15:06, 25/10/2021
A+ Aa A-

Rektori i Universitetit “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, Prof. Dr. Bektash Mema, ka qenë i ftuar sot në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV për të treguar se çfarë po ndodh me çështjen e vaksinimit të studentëve dhe si po e menaxhojnë situatën, që krijoi konflikt sapo nisi viti i ri akademik.

“Ju falenderoj që po komunikoni me Universitetin e Gjirokastrës për këtë fillim të vitit akademik, - tha z. Mema dhe pranoi se problemi më shqetësues, është çështja e vaksinimit.

“Universiteti i Gjirokastrës në përgjithësi ka një numër të kufizuar studentësh dhe kjo e ka favorizuar ose e favorizon këtë universitet për të menaxhuar më mirë studentët, por edhe personelin. E përgjithshmja është se ka një hezitim jo të vogël te studentët për t’u vaksinuar.

Ne jemi munduar të ndjekim një metodologji të tillë që studentët të vaksinohen ditë pas ditësh. Pranë universitetit është ngritur qendra e vaksinimit dhe studentët vaksinohen megjithëse, megjithëse, në grupe shumë të vogla.

Nga ana tjetër, ne kemi marrë të gjitha masat që mësimi të zhvillohet normalisht duke zhvilluar mësim me dy turne, duke zvogëluar grupet, duke respektuar të gjitha normat anti-Covid dhe procesi i vaksinimit vazhdon.”

Flavio: Z. Mema, nëse më lejoni një ndërhyrje të shkurtër? Sigurisht që procesi i vaksinimit mund të vazhdojë; me ato ritme që kanë predispozitën studentët për t’u vaksinuar mund të zgjasë deri në 2025-ën. Çështja është se në këto momente, ju, universitetet e rretheve le të themi jeni treguar pak “më trima” ndoshta se Universiteti i Tiranës, keni zhvilluar autonominë tuaj, e keni ushtruar duke respektuar “kushtet e COVID”, por mbi të gjitha duke i dhënë studentëve atë shijen e fakultetit në auditor, shijen e munguar. A ka qenë e qëllimshme? Rastësore? Mezi e keni pritur këtë ditë? - Më jepni një kontekst për këtë ju lutem.

Ndiqni intervistën e plotë në vazhdim me Rektorin e Universitetit të Gjirokastrës në “Kafe Shqeto”/ ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco