Mungesa e ilaçeve për fëmijët me leuçemi, Komisioneri Gajda: Situatë e mbartur ndër vite

Mungesa e ilaçeve për fëmijët me leuçemi, Komisioneri Gajda: Situatë e mbartur ndër vite

14:23, 25/10/2021
A+ Aa A-

‘Në shërbimin onkologjik të fëmijëve pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza mungojnë ilaçe kryesore për pacientët e mitur, që vuajnë nga leukemia. E ndërkohë që institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra tjetrës për mungesën e ilaçeve dhe dështimet me prokurimin, pacientët e mitur te Onkologjiku rrezikojnë jetën, ndërsa prindërit zhyten në borxhe për të blerë ilaçet shpëtimtare për fëmijët e tyre’ shkroi dy ditë më parë ‘Zëri i Amerikës’ .

Kjo temë kaq e ndjeshme është trajtuar dhe në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe Shqeto’ ku i ftuar nga dy moderatorët e emisionit Flavio Qarri dhe Dori Daka, ishte Robert Gajda, Komisioner për ‘Mbrotjen nga diskriminimi’ i cili është treguar i zëtshëm për këtë çështje.

Flavio Qarri: Çfarë do të thotë mungesë ilaçesh, ok e thua e flet e tregon por praktikisht të lësh fëmijët me tumor pa ilaçe, nuk po arrij të gjej fjalët e duhura për të formular një pyetje?

Gajda: Ështe e disata here. Ne kemi pasur dhe disa raste të tjera për sëmundje të tjera ku kemi konstatuar dhe aty mungesë barnash në spital. Barna të cilat në radhë të parë duhen të jenë të garantuara nga organet publike dhe duhen të jenë të aksesueshme për të gjithë qytetarët në mënyrë që mund t’i përfitojnë ato për shkak të sëmundjeve të ndryshme që kanë. Në këtë rast çështja është sjellë nga një organizatë e shoqërisë civile që është e specializuar në çështjet shëndetësore. Dhe në bazë të kësaj kërkese ka nisur një hetim ku pastaj në bazë të hetimit është konstatuar se barnat mungojnë. Por ajo që ka qënë shqetësuese është se kjo situatë ka qënë e mbartur ndër vite. Kjo ka nxitur më shumë problematikën në vetevete sepse duke qënë e mbartur ndër vite do të thotë që autoritetet dhe gjitha instancat e tyre nga Ministria tek spitali dhe gjitha autoritetet e ndryshme që merren me ofrimin e barnave kanë qënë në dijeni të kësaj situate. Dhe ndërkohë rezulton akoma që edhe pse ka disa vite situata ka mbetur e pazgjidhur.

Flavio Qarri: A mund të na jepni një sqarim përveç ping pongut të zakonshëm, kjo trashigimia e shëndetësisë falas kush abuzon me ilaçet?

Gajda: Në të vërtetë këtu ka një paradoks por ka dhe një problematikë, që në këndvështrimin e Institucionit është dhe një problematikë ligjore, që do të thotë në të vërtetë për këto barna buxheti është i akorduar, por ajo që ka dështuar është procedura e prokurimit. Ka faktikisht një shqetësim në lidhje me disa barna për të cilat dhe në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit ka rezultuar se nuk ka ofertë , nuk ka operator të cilët ofrohen për të marrë pjesë në prokurim dhe për të ofrua këtë ilaç. Ajo që duhej të ishte bërë në këndvështimin tonë nga institucionet publike është që të rishikohen disa procedura prokurimesh. Kur këto procedura dështojnë atëherë të krijohet mundësia të ketë disa procedura të përshpejtuara të cilat të bëhen për barnat specifike. Në mënyrë që nëse dështojnë këto procedurat normale këto procedura emergjente dhe të specifikuara të bëjnë të mundur pasjen e barnave në spitale. Pasi ajo që vihet re është se këto barna kanë dhe një kosto shumë të lartë.

Dori Daka: Prindërit po i përballojnë personalisht duke marrë kredi ose duke marrë borxhe.

Gajda: Mund të ketë familje që mund t’i përballojnë por ka shumë të tjera që nuk i përballojnë. Ka dhe një moment tjetër i cili është dhe ky i pashpjegueshëm. Nëse për autoritetet publike nuk i ofrohen operatorë në procedurat e prokurimit normal si është e mundur që farmacitë private i kanë këto barna. Kjo do të thotë se këto barna në të vërtetë qarkullojnë në Shqipëri. Por momenti që pengon në ofrimin e këtyre barnave në spitale publike është pikërisht momenti kur nis një procedurë prokurimi dhe kjo procedurë prokurimi dështon sepse askush nga operatorët nuk ofrohet që ta fitojë këto prokurim dhe që pastaj të jetë i mundur ofrimi i barnave në spitale publike.

Dori Daka: Institucioni i juaj zoti Gajda është i vetmi që ka reaguar nga denoncimi i gazetarëve nga këto çështje. Bëhet fjalë jo vetëm për diskriminim por edhe për krim pasi kanë humbur jetën fëmijë nga kjo mungesë e liaçeve dhe shumë të tjerë vuajnë pasi bëhet fjalë për medikamente që duhen marrë në mënyrë të rregullt të përditshme. Në këtë situatë cili është kontributi që do të japë institucioni juaj?

Gajda: Insituticioni jonë duke pasur aleat dhe mediat t’i japi sa më shumë zë kësaj situate, gjë e cila po ndodh,  në mënyrë që të ushtrohet sa më shumë presion kundrejt autoriteteve që të veprojnë në lidhje me këtë situatë.

Dori Daka: Po kjo do kohë?

Gajda: Në të vërtetë çdo gjë kërkon kohë. Vetëm se në këtë situatë kërkohet që të jetë emergjente çështja. Ajo që në të vërtetë është thelbi zgjidhjes së kësaj çështje është të ndryshohet ligji për prokurimin. Sepse ligji për prokurimin i shikon gjërat në mënyrë të rrafshët dhe i trajton të gjitha produktet që të prokurohen në mënyrë të zakonshme. Ndërkohë specifikat e situatave të ndryshme gjeneron faktin që për disa lloje produktesh dhe shërbimesh do të duhej të ketë proçedura të specializuar në mënyrë që t’ju krioj mundësi organeve publike që mund të prokurojnë një produkt i cili rezulton i vështirë për tu prokuruar në procedura normale. Dhe të bëhet  mundur sidomos kur bëhet fjala për barna kaq të rëndësishme  si në rastin e fëmijëve me leuçemi të jenë në farmacitë e spitaleve.

Flavio Qarri: A kemi të bëjmë me përgjegjësi penale?

Gajda: Nuk do të arrija të jepja në përgjigje profesionale. Unë do të thoja që më shumë në këtë rast ajo që ne kemi konstatuar dhe kemi specifikuar jo vetëm në këtë vendim por edhe në vendime të tjera është se ka një mungesë bashkëpunimi midis institucioneve. Nuk ekziston ndjeshmëria e duhur midis institucioneve në lidhje me ofrimin e këtyre ialçeve. Ajo që synohet me këtë vendim dhe me vendimet te tjera që mund të vijnë sepse ne kemi nxjerrë dhe një vendmim tjetër për një individ specific po për mungesë barnash dhe jo vetëm për këto 5 barna po për barna të tjera që lidhet po me fëmijët me leuçemi pra ka dhe mungesë barnash te tjera atëherë do të thotë që situta në vetvete akoma nuk ka fituar ndjeshmërinë e duhur dhe të nxisë autoritetet që të veprojnë në mënyrën më humane të mundshme dhe të bëjnë të mundur që barnat të jenë në farmacinë e spitalit.    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco