Sot e nesër, rritje e temperaturave gjatë ditës Laguna e Karavastasë, parku Kombëtarë “Divjakë-Karavasta”, tetor 2021

Sot e nesër, rritje e temperaturave gjatë ditës

07:00, 25/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të sjellë  të mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

E hënë, 25 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jug dhe zonën Jug-lindore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.     

Temperaturat:

Zona malore        3/16°C
Zona e ulët          9/24°C
Zona bregdetare  12/24°C

Kosova, e hënë, 25 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull të ngrirë. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten -2°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 14°C .

E martë, 26 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe rritje gjatë ditës.     

Temperaturat:

Zona malore        0/12°C
Zona e ulët          5/23°C
Zona bregdetare  10/22°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco