Parashikimi i motit për ditën e hënë

Parashikimi i motit për ditën e hënë

23:12, 24/10/2021
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SHMU!

Jemi në kulmin e vjeshtës dhe kjo do të vërehet edhe këtë javë. Përgjithësisht moti do të jetë me kthjellime e zhvillime vranësirash, këto më të theksuara në pjesën jugore të vendit. Reshjet e shiut do të përfshijnë përkohësisht zonat jugore dhe ditën e enjte reshjet përkohësisht do të marrin intensitet mesatar.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati verior mesatare deri e vrullshme të enjten e të premten. Qarkullimi i masave ajrore më të freskëta do të sjellë rënie të temperaturave minimale të paktën deri në mesjavë. Valëzimi i dete i forcës 3 deri 4 ballë.

Ju urojmë një javë të mbarë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco