Një shtjellë ciklonike sjell shira në Shqipëri dhe erëra të forta në detin Jon

Një shtjellë ciklonike sjell shira në Shqipëri dhe erëra të forta në detin Jon

07:00, 23/10/2021
A+ Aa A-

Një shtjellë ciklonike e krijuar në Mesdhe do të ndikojë territorin e Shqipërisë duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm me rreshje shiu dhe Erë të fortë në detin Jon për ditën e sotme.

E shtunë, 23 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën Jug-perëndimore . Era do të jetë me intesitet të larte me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 deri në 2.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.     

Temperaturat:

Zona malore        10/20°C
Zona e ulët          14/25°C
Zona bregdetare  16/23°C

Kosova, e shtunë, 23 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19°C .

E diel, 24 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu lojale në Jug. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në zonat malore.     

Temperaturat:

Zona malore        8/18°C
Zona e ulët          10/24°C
Zona bregdetare  13/23°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco