Vendimi i Komitetit: Doza e tretë për personat mbi 60 vjeç, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç dhe 12-15 vjeç

Vendimi i Komitetit: Doza e tretë për personat mbi 60 vjeç, vaksinim edhe fëmijët +16 vjeç dhe 12-15 vjeç

17:16, 22/10/2021
A+ Aa A-

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi se të gjithë personat mbi 60 vjeç që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid dhe kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë, mund të kryejnë të tretën, duke nisur nga data 1 nëntor.

Gjithashtu është vendosur që të ftohen të gjithë fëmijët mbi 16 vjeç si dhe fëmijët 12-15 vjeç që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit.

Vendimi:

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur sot pas shqyrtimit të vendimeve të komitetit të ekspertëve të vaksinimit që:

1. Personat që janë mbi 60 vjec të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se sa 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, sipas udhëzimëve që jep ISHP, duke nisur nga 1 nëntori.

2. Fëmijët që janë mbi 16 vjec do ftohen për t’u vaksinuar gjithmonë me rekomandimin e mjekut, miratimin e prindit duke nisur nga 1 nëntori.

3. Do ftojmë për vaksinim dhe fëmijët 12-15 vjec që paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit”, tha zv ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco