VIDEO/ 'Nuk do ta quaj mamanë time as Prindi 1, as Prindi 2, por mama, nënë' - Zëri i fortë i LGBT në 'Kafe Shqeto'

VIDEO/ 'Nuk do ta quaj mamanë time as Prindi 1, as Prindi 2, por mama, nënë' - Zëri i fortë i LGBT në 'Kafe Shqeto'

14:44, 22/10/2021
A+ Aa A-

Arbër Kodra, Drejtori Ekzekutiv i organizatës “ Open Mind Spectrum Albania (LGBTI) ka deklaruar sot se “unë nuk do ta quaja mamanë time as Prindi 1 dhe as Prindi 2,por mama dhe nënë” duke ngacmuar dhe njëherësh hedhur dritë mbi ato të drejta që po kërkon sot komuniteti LGBTI në Shqipëri dhe asaj që po ndodh me këtë në botë.

“Zëvendësimi i fjalës Nënë me Partner, si pritet nga shoqëria?” ishte pyetja në thelbin e debatit të gazetarëve Dori Daka dhe Flavio Qarri sot në emisionin “Kafe Shqeto”, ku kishin ftuar edhe prof. Edmond Tupen dhe studiuesin Eno Bajramin, për ta rrahur çështjen nga këndvështrime të ndryshme.

Flavio: Aftësi lobuese, arsyetim i drejtë, si do ta gjykonte zoti Kodra gjithçka që po ndodh?

Arbër Kodra: E dëgjova me shumë vëmendje bisedën. Në radhë të parë, siç e kam thënë edhe në media të tjera, debati është nxjerrë totalisht jashtë kontekstit sepse po flitej për rastin e Anglisë që nuk ka të bëjë fare me rastin e Shqipërisë. Mendoj se para se të shkojmë tek ky debat kaq i madh mediatik që po bëhet për Prindin 1 dhe Prindin 2 - që nuk është kërkuar asnjëherë nga komuniteti LGBTI që të hiqet, sepse nuk bën sens, të paktën mua nuk më bën sens, por as nga aktivistë të tjerë këtu në Shqipëri nuk na bën sens heqja e fjalës Nënë apo ndërrimi i tyre - mendoj se duhet të legalizohen njëherë disa ligje të tjera, siç është ligji i bashkëjetesës apo i martesës, duhet punuar fort me tolerancën dhe me respektin. Sigurisht që kjo do kohë, do punë dhe gjithë lufta, ajo që bëhet është për të drejtat e barabarta. Për të pasur të drejta të barabarta duhet punuar çdo ditë, pa bërë shumë spekulime.

Këtu përmendët edhe shoqërinë demokratike. Nëse shoqëria demokratike nuk ka drejtësi sociale dhe barazi për këdo, mendoj se s’ka për askënd. Të jetë pak e qartë, se nuk po kërkohet asgjë më tepër  se sa të drejtat e barabarta dhe ajo barazi përpara ligjit.

Flavio: Megjithatë, komuniteti juaj ka kërkuar që nga subvencionet deri tek ndikimet e tjera në shoqëri. Çështja është, heqja e termit Nënë sipas jush, është një zhvillim pozitiv, është një zhvillim neutral, një zhvillim negativ? Si do ta konsideronit?

Kodra: Po e thashë pra, nuk është kërkuar heqja e fjalës Nënë! Unë personalisht nuk e dua fare heqjen e fjalës Nënë, se më pëlqen aty në gjendjen civile ku shkruhet nënë dhe baba. Në një moment tjetër, në një moment tjetër, siç e thashë, ka dalë jashtë kontekstit.

Ne ta legalizojmë njëherë duke qenë se ka mungesë legjislacioni të shtetit tonë lidhur me komunitetin LGBTI apo kërkesat që i bëhen qeverisë, le ta legalizojmë njëherë bashkëjetesën dhe pastaj flasim më tej për këtë çështje, do të bëhet Prindi 1 a Prindi 2 apo gjithë ky debat që ka filluar.

Dori: Arbër, ndërkohë ju jeni në kundërshtim me atë ç’ka shefi ekzekutiv i webfaqes “pinknews” ka deklaruar menjëherë pas marrjes së kësaj mase duke theksuar se është “një sipërmarrje vërtet shumë e rëndësishme”. Pra, jeni kundër këtij vendimi apo jo?

Kodra: Jo, unë nuk them se jam kundër sepse varet çfarë…

Dori: Në çfarëdolloj konteksti, juve do t’ju vinte ëmbël ta quanit mamanë tuaj “Partner”? Në çfarëdolloj konteksti që ta vësh.

Arbër Kodra: Jo, unë e thashë që në fillim që jo dhe nuk është kërkuar kjo. Dhe që të jemi pak të qartë në këtë gjë. Unë nuk do ta quaja mamanë time as Prindi 1 dhe as Prindi 2 por që ta quaj mama dhe nënë. Jam shumë i sigurt që çdo anëtar i komunitetit LGBTI, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, e ka familjen shumë të shenjtë në çdo formë të saj, kështu që nuk jam pro heqjes së fjalës.  

Dori: Pra, në këtë pikë, edhe brenda komunitetit tuaj ka mosdakordësi apo jo? Të paktën në këtë moment kjo po del. Ju nuk jeni dakord,sigurisht ka dhe të tjerë si ju në Shqipëri, ndërkohë që një autoritet i komunitetit LGBTI në Britani është pro kësaj gjëje.

Dori: Familja është qeliza e shoqërisë, gruaja është ajo që e mban të lidhur këtë familje dhe sigurisht relacioni midis anëtarëve të familjes është unik, special dhe ekskluziv. Në rast se do të binte familja, bie emri nënë, pasojat dihen, ndryshimi është shumë i madh. Cili do të ishte fati i shoqërisë në rast se do të binte familja?

Kodra: Dua ta them edhe njëherë se nuk po marrim asnjë lloj shembulli nga bota se nuk është përmendur ndonjëherë heqja e fjalës Nënë nga komuniteti LGBTI. Tek ne nuk është kërkuar dhe nuk më bën sens …

Dori: Qeveria e Skocisë nuk është e parëndësishme, kemi një precedent goxha të rëndësishëm në këtë rast.

Kodra: Po flasim për qeverinë e Skocisë. Nëse do të flasim për qeverisë e Skocisë, është gjë tjetër. Po flasim se ju po thoni që do të aplikohet në Shqipëri. Nuk po aplikohet në Shqipëri, sepse ligji shqiptar…

Dori: Nuk e thamë këtë gjë, i referohemi gjithmonë shembullit skocez dhe mundësisë që ai shembull ka për t’u përhapur edhe në vende të tjera. Për ne jo.

Flavio: Hipotetike, z. Kodra, hipotetike. Nëse ndodh kjo, çfarë ndodh me shoqërinë?

Kodra: Nuk po goditet familja tradicionale, ajo është thjesht një e drejtë e barabartë dhe që kërkohet të jetë i barabartë para ligjit dhe ka shtete sot që nuk kanë mjete as për t’i parë dhe as për t’i mbrojtur personat LGBTI apo familjet tona. /ar.sh/SYRI.NET

LEXO ME SHUME: Zëvendësimi i fjalës Nënë me Partner?! Prof. Tupja flet shqeto: Po kur rrëzohemi, nuk themi 'O partnere e babait'!

LEXO ME SHUME:  Si hyri Prindi 1 dhe Prindi 2 në ligjin francez, kur LGBT janë vetëm 3.5% në botë? - Shpjegimi interesant i studiesit

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bimi22/10/2021 17:42

Nuk jam asgje kundra LGBTQ. Le Te bejne cfare te duan por nuk munden te imponojne jeten e tyre ndaj shoqerise. Ata ndihen krenare qe perdorin bythen apo pjese te tjera te trupit per seks e demonstrojne krenarine e tyre me “gay pride” . Nuk e kuptoj pse mund te jesh krenar per perdorimin e bythes per seks. Nese ke bere shpikje, apo je sportist, kengetar I sukseshem mund te jesh krenar. Megjithate skam problem perderisa nuk me ngacmojne femijet e mij me propaganden e tyre. Soros e kerkon kete. E beri edhe me Afganistan ku talebanet filluan te fshinin muret me ylber. Cfare arriti? Ekstremistet erdhen ne pushtet. Shqiptaret muslimanet dhe Te krishteret duhet Te demonstrojne fuqishem para zyrave Te Soros. Jashte felliqesira Soros nga Shqiperia!

Shto koment

Denonco