VIDEO – SYRI TV/ Ndërtimi i një pallati tjetër, banorët në protestë: Tërmeti e dëmtoi, tani po na e shkatërrojnë

VIDEO – SYRI TV/ Ndërtimi i një pallati tjetër, banorët në protestë: Tërmeti e dëmtoi, tani po na e shkatërrojnë

14:39, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një ndërtim i ri pranë një pallati të dëmtuar nga tërmeti po tmerron qytetarët në zonën e plazhit në Durrës. Banorët e pallatit nr 7 thonë se u rrezikohet jeta nga objekti i ri, por shqetësimit të tyre nuk i përgjigjet askush. Ata prej disa ditësh protestojnë vazhdimisht për këtë problem.

Banorët e pallatit nr 7 në Durrës të  cilët janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit kanë protestuar sërish para prokurorisë së tij qyteti. Pavarësisht se prej disa ditësh po e ngrenë zërin në lidhje me ketë problematikë deri më tani asnjë institucion nuk I ka dhënë zgjidhje.

Banoret e pallatit nr. 7 ne zonën e plazhit  ne Durres prej disa ditësh po protestojnë kundër punimeve që po bëhen para hyrjes së pallatit të tyre. Pallati me 43 hyrje është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, por nisja e punimeve për ndërtimin e një pallati të ri sipas banorëve po dëmton akoma më shumë apartamentet e tyre.

Banorët  shprehen  se nuk do të ndalen derisa kjo problematikë të marri zgjidhje  dhe se nuk do të lejojnë që punimet për pallatin e ri të vazhdojnë.

Banorët kanë bërë denoncim pranë IMT -së së bashkisë Durrës por nuk kanë marrë pergjigje dhe pavarësisht se vijojnë të protestojnë punimet për pallatin e ri nuk janë ndalur asnjë ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco