‘A duhet të ketë vaksinim të detyruar për studentët’ flasin Taulant Muka dhe biologu Arben Domi: Presion, presion...

‘A duhet të ketë vaksinim të detyruar për studentët’ flasin Taulant Muka dhe biologu Arben Domi: Presion, presion...

14:28, 22/10/2021
A+ Aa A-

Biologu Arben Domi dhe shkencëtari Taulant Muka u  pyetën në emisionin e mëngjesit  ‘Kafe shqeto’ në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm të studentëve.

Sipas Mukës ky vendim është një vendim abuziv ndërsa biologu Shehu shprehet se nëse nuk ka dakortësi e vetmja rrugë është protesta.

Muka: Për mendimin tim detyrimi i vaksinimit të studentëve është një vendim abuziv. Kërkon rishikim nuk besoj se ka të bëjë thjesht me faktin se ka një kontratë apo jo me Pfizer ka të bëjë pikërisht me evidencën shkencore që sa më shumë njohim mbi COVID aq më shumë kuptojmë që të rinjtë janë më të mbrojtur nga koronavirusi sesa grup moshat e tjera. Nga ana tjetër kur ke dhe një imuntitet natyral sikurse e tregojnë studimet në Shqipëri që një përqindje e lartë e ka tashmë imuntietin natyral i cili është i fortë dhe mbrojtës në këtë kontekst përdorimi i vaksinës mund të mos jetë i nevojshëm. Kërkon një refkektim ndryshe nga shteti dhe për më tepër për një të drejtë kushtetuese që është arsimimi.

Domi: Do të thoja si specialist e kam shprehur dhe do ta shpreh dhe njëherë sot se jam kundër vaksinimit të detyruar në këto mosha. Si qytetar nëse nuk ka dakortësi e vetmja mënyrë është protesta, presion, presion, presion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco