COVID/ A kanë të drejtë njerëzit të mendohen dy herë për tu vaksinuar pas raportit 'bombë'? Flet shkencëtari Taulant Muka

COVID/ A kanë të drejtë njerëzit të mendohen dy herë për tu vaksinuar pas raportit 'bombë'? Flet shkencëtari Taulant Muka

14:05, 22/10/2021
A+ Aa A-

Sipas Daily Mail kompania Pfizer i ka detyruar disa vende në zhvillim ku hynë dhe Shqipëria të nënshkrojnë kontrata abuzive dhe të pandershme për furnizimin me vakina anti-covid.

Për të folur për këtë temë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’  shkencëtari Tauluant Muka i cili u pyet nga moderatorja Dori Daka nëse kanë të drejtë njerëzit të mendohen dy herë për tu vaksinuar pas këtij raporti.

Dori Daka: Në këto kushte kur kemi mungesë totale transparence nga ana e qeverisë shqiptare dhe sigurisht kemi heshtje përsa i takon  pasojave të mundshme vaksinimit  dhe shohim dhe këtë raport që hedh dritë mbi këtë marrëveshje që e nënshtron qeverinë shqiptare ndaj kërkesave të Pfizer, a kanë të drejtë njerëzit ta mendojnë dy herë kur bëhet fjala për tu vaksinuar sidomos të rinjtë?

Muka : Ka dhe një problem shumë kompani të zhvilluara me shtetet si Shqipëria që mund të jenë shtete problematike mund të vendosin saksione të tjera për të garantuar imazhin e tyre. Duhet kuptuar se Shqipëria nuk ka një infrastrukturë si të  Zvicrës apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ju garanton këtyre kompanive përdorimin e duhur të medikamentit apo shërbimit që ato ofrojnë. Në këtë kontest për të mbrojtur imazhin e kompanisë për shtetet si Shqipëria mund të ketë sanksione apo vendime që nuk janë të drejta nga këto kompani por që janë të drejta në aspektin e kompanisë në vetvete. Dhe kjo ka të bëjë pikërisht me faktin se ne jemi një shtet që kemi problematik përsa i përket stabilitetit. Por nga ana tjetër dhe të garancisë dhe transparencës. Dhe sigurisht të gjitha këto ndikojnë dhe në besueshmërinë në popullatë. Pashë dje një sondazh që ishte bërë dhe gati 60-70 përqind e popullatës shqiptare nuk kërkon të vaksinohet , nuk ka besim te vaksina. Kjo është një dështim i shteti në të gjithë kompleksitetin e vet që lidhet me mënyrën se si e menaxhon vetë shteti situatën covid, pikërisht me këto kontrata dhe mungesën e garancisë dhe besueshmërisë. Dhe  këtu ka nevojë për reflektim, ka nevojë për ndryshim dhe ka nevojë për një informim e duhur të popullatës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco