VIDEO/ Programi 100 fshatrave dështon në Maliq, Fshati Zvirinë i lënë në mëshirë të fatit

VIDEO/ Programi 100 fshatrave dështon në Maliq, Fshati Zvirinë i lënë në mëshirë të fatit

12:40, 22/10/2021
A+ Aa A-

Një nga fshatrat e harruar të Maliqit mbetet fshati Zvirinë i cili ndodhet  rreth 25 km larg Korçës. Rruga e shkaterruar dhe mungesa e ujit te pijshem jane problematikat me te cilat banoret e ketij fshati duhet te perballen cdo dite.

Nga Syri Tv

Fshati Zvirinë në Bashkinë Maliq i cili ndodhet rreth 25 km larg qytetit të Korcës është përzgjedhur si pjesë e programit të madh të qeverisë të 100 fshatrave,  ku do kishte përmirësim të jetës së  banorëve, për ti dhënë një hov turizmit. Por e kundërta ka ndodhur pasi jo vetëm që në këtë fshat nuk ka turistë por ajo që bie në sy sapo hyn në këtë fshat është mungesa e investimeve në infrastrukturë, furnizimin me ujë të pijshëm dhe kanalet ujitëse për bujqësinë.

Banorët theksojnë se pavarësisht se iu është premtuar ndër vite se do të ndërhyhet në fshat deri më tani askush ska vënë dorë.

E ndërkohë që projektet mbeten  në letra pasi pushteti vendor ia hedh topin qeverisë për mungesë fondesh, qeveria duket se ka dështuar në projektet e saj për rivitalizimin e këtyre zonave ku ende banorët jetojnë në kushte mjaft të vështra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco