Moti sot dhe nesër, 22 - 23 tetor 2021

Moti sot dhe nesër, 22 - 23 tetor 2021

07:00, 22/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar mot pjesërisht të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë .

E premte, 22 Tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe Jug . Era do të jetë me drejtim Jug-lindje me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.     

Temperaturat:

Zona malore        9/21°C
Zona e ulët          10/25°C
Zona bregdetare  14/23°C

Kosova, e premte,  22 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19°C .

E shtunë, 23 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe Jug-perëndimore . Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.     

Temperaturat:

Zona malore        10/20°C
Zona e ulët          12/23°C
Zona bregdetare  14/22°C/Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco