Ja si i gënjeu fare hapur Milva Ikonomi deputetët, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë e nxjerr zbuluar

Ja si i gënjeu fare hapur Milva Ikonomi deputetët, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë e nxjerr zbuluar

12:44, 21/10/2021
A+ Aa A-

Emisionin i mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.Tv i ka kushtuar një rubrikë fermereve dhe agrobiznesit shqitpar.

 Në këtë rubikë sot është folur në lidhje me progres raportin e  Bashkimit Evropian të cilin e  bëri publike Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi  Soreca.

Një nga pikët e këtij raportit thuhej se në Shqipëri nuk ekziston një regjistër fermash .

Për të sqaruar këtë pikë të raportit ishte i ftuar në emision ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë zoti Vojo Bregu.

Flavio Qarri: Si ka mundësi që jetojmë në një situatë që mungojnë dhe statistikat për një nga zërat më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare?

Bregu: Progres raporti i publikuar dje nga Soreca në këndëvështrimin tim ishte një nga progres raportet më negativ përsa i përket bujqësisë. Që në fillim të progres raportit është hedhur poshtë gjithë retorika e katër viteve të Kryeministrit dhe Ministrisë së Bujqësisë që fondet e bujqësisë janë të mjaftueshme. Le të themi duke shtuar fondet e IPARDI-t pra fondet e BE-së i ka konsideruar si fonde të qeverisë shqitpare. Në këtë pikë progres raporti ka qenë shumë i qartë dhe është shprehur se fondet e IPARD-it nuk duhet konsideruar si ndihmë direkte për bujqësinë. Kështu që gjithë retorike e katër viteve me këtë fjali ka rënë poshtë. Pasi i hodha një sy progres raportit ditën e djeshme vura re që raporti ishte shumë i qartë tek pjesa e cila thoshte që nuk ka një regjistër fermash. Kjo më tërhoqi vëmëndjen pasi  në datën 27 shkurt në një raportim ish- Ministrja e Bujqësisë Milva Ikonomi në parlament, raporti tek deputet që ka tashmë ka një regjistër fermash.

Flavio: Prania e një regjistri e para çfarë rëndësie ka dhe e dyta si mundet që BE apo USAID-i t’i japin fonde bujqësisë shqiptare ndërkohë ju kërkojnë fermërëve një numër NIPT-i. Nuk e kemi të qartë se cili është  ky regjistri. A është kjo hapësira e qëllimtë për të pasur abuzime apo thjesht është neglizhencë kjo?

Bregu: Përsa i përket regjistrit të fermave ka qënë dhe në kohën që kam qënë pjesë e Ministrisë e Bujqësisë. Ne iniciuam një projekt me qeverinë italiane diku tek 6 milion euro. Një pjesë e projektit ishte krijimi i një regjistri të ri fermash përsa i përket bujqësisë shqiptare. Çdo gjë vazhdoi normalisht ishte në fazat e 50 përqindëshit të projektit. Me ikjen nga qeveria ky projekt ka dështuar. Pra 6 milion euro që ka qënë projekt italian është një projekt i dështuar dhe sot nuk kemi një regjistër fermash. Ky regjistër fermash do të thotë të keshë statistikë. Të kesh statistika do të thotë të bësh politikë. Të kesh statistika do të thotë të parashikosh të ardhmen, problemet ku janë dhe  ku nuk janë. Domethënë është diçka shumë e nevojshme.

Dori Daka:  Nuk ka ekzistuar kurrë më parë jo një egjistër por një databazë?

Bregu: Ka qenë databaze po nuk është i saktë, ka kalur shumë kohë kështu që ka dashur të bëhet një regjistër i ri. Nëse vini re tek pjesa e bujqësisë përveç regjistrit të fermave tjetër problematikë ka të bëjë me statistikat e AKU-së sepse thotë nuk përpunohen statistikat. Pra thjesht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) thotë se kam bërë 100 kontolle për këtë muaj dhe janë kaq gjoba. Pra përpunimi i statistikave nga  ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe nga ana e AKU-së shikohet si një problematikë përsa i takon BE-së. Sepse ashtu si me regjistrin e fermave ashtu dhe me statistikat e përdorura lidhur me kontrollet arrihet të nxirren konkluzione, arrihet të bëhen politika. Statistika është A-ja në bujqësi. Por nuk pate statistika nuk mund të zhvillohesh më tej.

Flavio Qarri: Para pak ditësh thamë që nuk kemi fara jo më statistika në këtë vendin tonë.

Bregu : Fara kemi por nuk i kemi cilësore. Futen 3 milion fara dhe në serat e fshatarëve dalin 15 milion shtohen rrugës. Ky është probelmi jo që nuk ka fara.

Dori Daka: Përveç mungesës së këtij regjistri të domosdoshëm për mbarëvatjen e punëve në bujqësi kemi dhe një mungesë sinqeriteti të ish-Ministrës së Bujqësisë sipas jush?

Bregu: Mungesë sinqeriteti nuk mund të quhet kjo që ajo e thotë me gojën hapur

Dori Daka: E akuzoni zonjën Ikonomi për mashtirm në këtë rast?

Bregu: Nuk e akuzoj unë e akuzon BE me projekt progresin e raportit. Unë mora videon dhe gjëja interesante është që të shikoni videon. Ajo bën një gabim se e di që po gënjen hapur. Ajo pa gjethen e hashashit që kishte vajtur dy metra dhe tha e kishim për studim.

Flavio Qarri: Ngjarja e serave shtetërore

Bregu:  Ngjarja e serave shtetërore që ta kuptoni se unë e di atë histori. Prokuroria të urdhëron që mbjellësh bimën deri në 10 centimetra dhe mbas 10 centimetrash duhet ta presësh. Bima kishte vajtur 2 metra.

Flavio : Të flasim pak për qasjen që ka qeveria shqiptare ndaj bujqësisë. Ju duhet të jeni i vetëm që e etiketoni zonjën Ikonomi si një nga ministrat më të dobtë të bujqësisë. Ajo ëshë promovuar sërish dhe aktualisht është Ministre e Shtetit për standartet dhe shërbime.

Bregu: E shiko që po e lexo se nuk e di se çfarë ministrie është.

Flavio: Nga ana tjetër dhe ish-drejtoresha e AZHBR-së është graduar gjithashtu. A mund të na e shpjegoni në vlerësimin tuaj se si ka mundësi që këta zyrtarë të dështuar të gradohen në këtë administratën tonë?

Bregu:Në kohën kur punoja në shtet ai që punonte gradohej. Kështu që unë nuk di t’i t’ju jap një përjgigje se si . Por mbasi është bërë si kriter dështimi dhe Kryeministri ka vendosur që kush dështon gradohet .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco