Shtohen vranësirat, nisin shirat Elbasani dhe Tomorri në mëngjes, tetor 2021

Shtohen vranësirat, nisin shirat

07:00, 21/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet hyrja graduale e masave ajrore të paqëndrueshme Atlantike të cilat do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë .

E enjte, 21 tetor 2021

Moti do të jetë me ktjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore pasdite . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.     

Temperaturat:

Zona malore        5/18°C
Zona e ulët          5/22°C
Zona bregdetare  12/22°C

Kosova, e enjte,  21 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 3°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .

E premte, 22 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe Jug . Era do të jetë me drejtim Jug me shpejtësi  15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2.0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.     

Temperaturat:

Zona malore        10/21°C
Zona e ulët          12/23°C
Zona bregdetare  14/22°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco