Parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit për ditën e enjte

23:12, 20/10/2021
A+ Aa A-

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura. Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1 deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4C deri në 18°C

në zonat e ulëta 7°C deri në 23°C

në zonat bregdetare 10°C deri në 23°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco