VIDEO/ Banorët në Durrës në protestë: Pallati u dëmtua nga tërmeti, pranë tij po ndërtohet tjetër pallat

VIDEO/ Banorët në Durrës në protestë: Pallati u dëmtua nga tërmeti, pranë tij po ndërtohet tjetër pallat

17:29, 20/10/2021
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës, protestuan përpara prokurorisë këtë të mërkurë. Banorët i kërkuan organit të akuzës vendosjen e pezullimit të punimeve të një pallati të ri, që po ndërtohet pranë pallatit të tyre, me argumentin se punimet po shkaktojnë dëmtime shtesë në apartamentet e tyre

NGA SYRI TV

Banorët e një pallati në zonën e plazhit në Durrës protestuan para Prokurorisë, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve që po bëhen para hyrjes së pallatit të tyre. Pallati nr 7 me 43 hyrje është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, por nisja e punimeve për ndërtimin e një pallati të ri nga firma JEDAS Shpk, ka shkaktuar dëme shtesë në pallatin ekzistues.

Banorët  shprehen  se pallati i tyre i klasifikuar në shkallë dëmtimi DS3 akoma nuk është riparuar, ndërsa me nisjen e punimeve të një pallati të ri situata është bërë më e rëndë.

Banorët kanë bërë denoncim pranë IMT –së së bashkisë, por nuk kanë marrë pergjigje, ndërkohë që pallati i ri ka leje ndërtimi nga bashkia e Durrësit.

Në vitin 2019, ata bënë një padi në Prokurori për nisjen e punimeve,  por deri më sot nuk kane asnjë informacionin se në çfarë faze ndodhet kjo çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco