Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO-SYRI TV/ Elbasan, peticion për ndotjen e ajrit, shoqëria civile mbledh firmat

VIDEO-SYRI TV/ Elbasan, peticion për ndotjen e ajrit, shoqëria civile mbledh firmat

16:43, 20/10/2021
A+ Aa A-

Heshtja e vazhdueshme e institucioneve ligjzbatuese, ka nxitur qytetarët e Elbasanit të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet reagimi për situatën alarmante të ndotjes. Ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në këtë qytet u shprehën se ndotja në Elbasan është tre herë më e lartë se norma e Bashkimit Europian.

Nga SYRI TV

Ambientalist dhe aktivistë të shoqërisë civile në Elbasan, pas heshtjes së vazhdueshme të institucioneve, kanë nisur nënshkrimin e një peticioni me qytetarët për shkak të situatës së krijuar nga ndotja.

Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi në Elbasan u shpreh se nga matjet e nivelit të ndotjes kë këtë qytet, ka rezultuar se shifrat e grimcave të rrezikshme në ajër janë alarmante.

Aktivisti i shoqërisë civile, Ervis Çota u bëri thirrje institucioneve ligjzbatuese të reagojnë dhe marrin masa ndaj kompanive që ndotin qytetin.

Peticionit i janë bashkuar dhe qytetar të Elbasanit, të cilët ankohen për ndotjen e madhe të shkaktuar kryesisht nga veprimtaria industriale në ish kombinatin metalurgjik.

Nga matjet e vazhdueshme rezulton se ndotja e ajrit në Elbasan është tre herë më e lartë se norma e Bashkimit Europian, ku shkak kryesor i saj është veprimtaria industriale në ish kombinatin metalurgjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco