VIDEO/ Pirgu me plehra  te ish ‘Fusha e Aviacionit’ Vlorë, revoltohen banorët: Burim infeksionesh

VIDEO/ Pirgu me plehra te ish ‘Fusha e Aviacionit’ Vlorë, revoltohen banorët: Burim infeksionesh

16:57, 19/10/2021
A+ Aa A-

Vlora është një nga qytetet që i ka kushtuar më shumë taksapaguesve shqiptarë për projektet e “Rilindjes Urbane”, për rregullim fasadash apo projektin e Lungomares.

Por përqëndrimi i investimeve vetëm në qendër ka krijuar kontrastë të fortë me lagjet në brendësi apo periferi të qytetit, ashtu siç shihet në këto pamje.

Ish fusha e Aviacionit, ashtu si shumë lagje të tjera të qytetit, është një nga zonat më të pazhvilluara në Vlorë. Infrastruktura rrugore e amortizuar dhe pa invsetime për më shumë se 1 mijë familje dhe mungesa e pastrimit të mbetjeve urbane, të japin iden se kjo zonë është një lagje mesjetare. Ata që e vuajnë çdo ditë situatën, janë banorët, të cilët shprehen se bashkia dhe qeveria i ka braktisur.

Shqetësim kryesor për banorët e zonës së ish-fushës së Aviacionit, mbetet mungesa e pastrimit të mbetjeve urbane, të cilat tashmë janë burim infeksionesh.

Kjo zonë u popullua pas viteve 1990, ku qytetarë të ardhura nga zona të ndryshme të vendit, u vendosën këtu për një jetë më të mirë, por si shpërblim kanë vuajtjet për shkak të mungesës së vëmendjes nga bashkia dhe qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco