Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ 'Rritja e çmimeve', reagon Transportit Urban Shkodër: Të subvencionohet çmimi i biletës

VIDEO/ 'Rritja e çmimeve', reagon Transportit Urban Shkodër: Të subvencionohet çmimi i biletës

16:51, 19/10/2021
A+ Aa A-

Pas Tiranës, edhe në Shkodër pati një reagim nga kompanitë që ofrojnë shërbimin e transportit urban në këtë qytet.

Melidion Dervishi, administrator i një kompanie që ofron shërbim të transporitt urbanë në Shkodër, deklaroi se në këtë qytet nuk do të ketë përgjysmim të kapaciteteve të autobusve, por i drejtoi bashkisë disa kërkesa që lidhen me subvencionimin e biletës për shkak të kostove apo dhe riorientimin e disa rrugëve që kanë fluks për këtë shërbim.

Dervishi deklaroi gjithashtu se shërbimi i transportit urban në Shkodër do të shkojë drejt falimentimit edhe për shkak të konkurrencës nga furgona apo taksi të palicensuara.

Ofruesit e shërbimit të transportit urban në Shkodër, pranuan gjithashtu se shërbimi që ata ofrojnë nuk është në lartësinë që meritojnë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco