VIDEO-SYRI TV/ Dita e dytë në fakultete, studentët me maska, të pavaksinuarit lejohen në auditore

VIDEO-SYRI TV/ Dita e dytë në fakultete, studentët me maska, të pavaksinuarit lejohen në auditore

16:36, 19/10/2021
A+ Aa A-

Universitetet duket se e kanë marrë në dorë autonominë e tyre. Në ditën e dytë të vitit akademik, studentëve nuk i është kërkuar vaksina apo tamponi si dëshmi për të vijuar procesin mësimor. Vetëm paraqitja me maskë ka mjaftuar për studentët në kryeqytet e në rrethe, që të hynin në fakultet për të ndjekur fizikisht mësimin.

Nga SYRI TV

Pas përplasjeve dhe kundërshtive të shumta të studentëve për vaksinimin e detyruar, edhe në ditën e dytë të vitit akademik, studentët e pavaksinuar janë lejuar të hyjnë në auditore për të ndjekur mësimin fizikisht.

Të gjithë studentët kanë qenë të detyruar të mbajnë maskë, jo vetëm gjatë hyrjes në universitet, por edhe gjatë zhvillimit të procesit mësimor. Disa prej tyre janë paraqitur me certifikatën e vaksinimit ose testin që vërteton se nuk janë të infektuar me covid, ndërsa është lejuar hyrja edhe e studentëve që nuk ishin të vaksinuar.

Në gjashtë universitete të rretheve po ashtu studentët u lejuan të futen në auditore edhe pa kryer vaksinën. Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë nga rektorët e këtyre universiteteve, studentëve u është kërkuar respektimi i rregullave anti-covid si mbajtja e maskës apo ruajtja e distancës.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të ketë një vendimmarrje nga universitetet lidhur me fatin e studentëve të pavaksinuar, ku do të vendoset nëse mësimi do të kryhet në auditore apo online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco