VIDEO-SYRI TV/ Protesta e fermerëve për dështimin e domates, ministria: Fara nuk ishte e skaduar

VIDEO-SYRI TV/ Protesta e fermerëve për dështimin e domates, ministria: Fara nuk ishte e skaduar

15:12, 19/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet një raporti ku pretendon se ka kryer analiza të domates në serat e Myzeqesë, ngarkon me faj fermerët për dështimin e prodhimit. Sipas raportit të ministrisë, domatja e llojit Azkan nuk ka qenë e skaduar, por ka pësuar stres për shkak të temperaturave në sera.

Nga SYRI TV

Pas ankesave dhe protestave të vazhdueshme të fermerëve të Fierit, Beratit dhe Lushnjes, të cilët janë në prag të falimentimit për shkak të farës së Domates Azkan, reagoi dhe Ministria e Bujqësisë. Kjo e fundit, nëpërmjet një shkrese, të cilës i mungojnë firmat, vula dhe koka, shkruan se faji për dështimin e farës së domates është i fermerëve.

Në shkresë, pretendohet se ekspertët e ministrisë në bashkëpunim me universitetin bujqësor të Tiranës, kanë kryer analizat e farës së domates në disa sera, duke arritur në konkluzionin se shkak i dështimit të prodhimit janë bërë temperaturat e larta në sera apo dhe infeksionet.

Ministria e Bujqësisë:

Problematikat e konstatuara në domatet e mbjella në sera janë pasojë e një sërë faktorësh të ndërthurur me natyrë komplekse. Ndër kryesorët mund të përmendim: Temperaturat e larta dhe lagështia ajrore e ulët për një periudhë të gjatë, si dhe mosrespektimi i afateve të mbjelljes në përputhje me kërkesat e këtij hibridi, ka krijuar stres tek bimët e mbjella, mundësinë për uljen e vitalitetit të pjalimit, e reflektuar kjo në mosfrutifikim. Etj.

Mirëpo, fermerët kanë deklaruar më herët se temperaturat e larata apo shkaqet e tjera që përmenden në shkresën e Ministrisë, nuk janë të arsyetuara, pasi sipas tyre, në sera kanë kultivuar dhe lloje të tejra domatesh dhe nuk kanë pasur probleme.

Këtë fakt e pranon dhe vetë ministria e bujqësisë në raportin drejtuar fermerëve, kur shprehet se problemet janë konstatuar vetëm për llojin e hibridit Azkan.

Ministria e Bujqësisë:

Lidhur me gjendjen e bimësisë u konstatua sa më poshtë vijon: bimët paraqiten uniformë, por me zhvillim dhe frutifikim të dobët. Bimët e kultivuara ishin në femomfaza të ndryshme zhvillimi. Sistem rrënjor të pazhvilluar mirë në një numër të caktuar fermash. Bimë të fijezuara në pjesën e sipërme, fruta të vegjël dhe të deformuar. Infeksione të larta nga afidet dhe krahëbardhat.

Ndërkohë, raporti që u është dërguar fermerëve, ndonëse mban emrat e tre ekspertëve, që supozohet se kanë kryer analizat dhe vëzhgimet në terren, nuk përmban firmën e asnjëri prej  tyre. Madje raportit i mungon dhe logo së bashku me kokën e Ministrisë së Bujqësisë, apo element të tjerë për ta cilësuar zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco