Studenti: Sjellja e Kryeministrit dhe paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë çoi në numrin e lartë të studentëve të pa vaksinuar

Studenti: Sjellja e Kryeministrit dhe paaftësia e Ministrisë së Shëndetësisë çoi në numrin e lartë të studentëve të pa vaksinuar

13:50, 19/10/2021
A+ Aa A-

 Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, mëngjesi i ditës së djeshme u shoqëruar me përplasje në dyert e universiteteve, ku në Tiranë, në shumicën e fakulteteve nuk janë lejuar që të hyjnë studentët e pavaksinuar.

Për të folur për këtë temë ishin të ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' nw SYRI.TV dy studentët Arbër Kola, Gevio Tabaku dhe dy pedagoget Sorina Koti dhe Ilirjana Kuçana.

Universiteti i Korçës kishte një linjë ndryshe nga universitetet e tjera publike apo private në Shqipëri. Zv.dekani deklaroi se studentët mund hyjnë në auditor qoftë dhe me maskë. A do të vazhdojë dhe në ditët në vijin kjo gjë nga ana e universitetit të Korcës?

'Ju uroj studentëve një vit akademik shëndetshëm , të mbrojnë veten dhe kolegët e mi të cilët ndodhen në auditore këtë vit. Është një vit i veçantë pasi ne u bënë gati dy vite që jemi herë në auditor dhe herë në leksione online. Është shumë e vështirë për të bërë mësim online, pasi ato çfarë transmeton pedagogu gjatë mësimit online dhe ajo çfarë studentët përthithin efekshmëria është e ulët. Universiteti i Korçës ka pasur dje një devijim nga Urdhëri i Minisitrisë që nuk lejoheshin studentë të pavaksinuar të hynin në auditore. Të them të drejtën unë kam qënë në mbledhjene e departamentit ditën e premte, pasi jam ende pedagoge e jashtme dhe nuk dua të shkëputem nga puna me studentët, tematike që ka arsimi dhe padagogjia jonë në Shqipëri. Kemi vendosur që studentët të cilët janë të vaksinuar të hyjnë në auditor ,mësimi do të kryhet i gjithi në auditor përvec fakultetit të ekonomisë i cili ka një specifikë që mund të alternohen mësimi online dhe auditorit për shkak të godinave' wshtw shprehur Sorian Koti deputete dhe pedagoge në fakultetin e Korçës

Rruga dhe shkolla në ndërtim prej 30 vitesh vazhdojnë studentët dhe nxënësit tanë që të torturohen nga një godinë në tjetrën’ ishte ndërhyrja e mdoeratorit  Flavio Qarrit i cili shtoi: Do të doja të flisja me Arbërin ato që ato që mund të konsiderohen thashethemet që kanë qarkulluar dhe para ditës së parë të hapjes së universiteteve, jo ftesa për ta bërë mësimin online, jo bëni sikur vaksinoheni, mund të mi tregosh të gjitha këto kontekste dhe cili ka qënë presioni i ushtruar ndaj studentëve specifikisht?

Unë  këtë lloj presioni e shikoj në këndvështrimin tim personal e shikoj si blof  nga ana e Minsitrisë së Arsimit nga ana e rektoratit, domethënë fillimisht pas disa këmbënguljeve tona që nuk do vaksinohemi doli një alternative ku studentët të ndiqnin mësimin online dhe pastaj bie poshtë si alternative. Dekani i Universitetit të Tiranës në fillim të shtatorit tha se do të futen studentët e pa vaksinuar në auditore , pastaj tërhoqi deklaratën që ai dha. Domethënë janë thjesht presione të cilat nuk është se do të ndikojnë shumë sepse 15 përqind e studentëve në total janë të vaksinuar ndërsa 85 përqind nuk kanë vendosur ta marrin vaksinën, pra bindje dhe presioni që ata kanë krijuar tek ne ka dështuar në një farë mënyre. Edhe ditën e djeshme konkretisht tek universitetet që unë kam qënë kanë dështuar tentimi i atyre për të mos lejuar studentët e pavaksinuar të afrohen. Ne kemi pasur një mijë raste konflikti verbal por pas këtyre konflikteve të gjithë studentët hynë në auditor, mjaftonte të kishe një maskë. Por për këtë gjë duhej që të gjithë të ngrinim zërin dhe të ishim të gjithë me një mendje dhe të gjithë ta kundërshtonim me forcë këtë Urdhër' është shprehur studenti Arbër Kola. 

Ka vite në Shqipëri që duhet të ngresh zërin, të bashkohesh, jo vetëm për studentët shprehet Flavio duke shtuar sërisht: megjithatë unë dua të dija ditën e sotme cilat janë parashikimet dhe kushtet e vendosura nga rektorati për realizimin e procesit mësimor?

'Nuk është se ka ndonjë deklaratë fikse përsa i përket rektoratit, thjesht ato i bazohen Aktit Normativ që ka nxjerrë qeveria. Por Akti që ka nxjerrë qeveria është antikushtutetues dhe antiligjor sepse vetëm në rastin e ndonjë  Emergjence Civile mund të vejnë në zbatim Akte Normativ që është mbi të 'Drejtat e Njeriut'. ka shtuar studenti Arbër Kola. 

'Do të doja të ftoja në këtë diskutim edhe një tjetër student dhe një tjetër pedagoge të nderuar: është studenti Gevio Tabaku një protestues nga Bordi Kombëtar studentor, i cili ka bërë së fundmi dhe një sondazh që flet për përqindjen e studentëve të vaksinuar dhe të pa vaksinuar në rang kombëtar. Dhe janë 40 përqind në rang kombëtar që janë vaksinuar dhe 60 përqind që e kanë refuzuar sipas këtij sondazhi si dhe pedagogen IIirjana Kuçana pedagoge e Universtietit të Tiranës dhe aktiviste' shprehet moderatorja Dori Daka e cila shtron pyetjen në vijim: Do ta filloja me sondazhin e kryer si ka qënë reagimi i atyre që janë vaksinuar dhe i atyre që nuk janë vaksinuar?

'Ne kemi bërë tre pyetësor në total. Kemi pyetësorin e datës 26 gusht, të datës 26 shtator dhe të datës së djeshme. Arsyeja pse i kemi bërë këta pyetësor ka qënë  për të parë një shifër rreth vaksinimit të studentëve duke qënë se dhe nga instancat zyrtare nuk ka pasur një shifër të saktë të vaksinimit të studentëve. Në fakt zonja e zv. ministrja e shëndetsisë Eugena Tomini ka bërë dje një deklaratë ku ka thënë se se më një dozë deri më tani janë vaksinuar 34 përqind e studentëve. Sipas pyetësorit tonë ne kemi marrë shifrën 40 përqind të vaksinuar me një ose me dy doza se nuk kemi nga ta dimë' shprehet studenti Gevio Tabaku.

 Cila ka qënë shtrirja e sondazhit dhe në cilat universitete? ka qënë pyetja në vazhdim e moderatores Dori Daka.

'Flasim për sondazhin e djeshëm sepse është më aktuali dhe ndoshta duhet ta diskutojmë. E kemi publikuar përmes Google Forms në mënyrë që të aksesohet nga gjithë studentët kudo që ndodhen dhe në mënyrë që të merrnim  rezultatet te shpejta. Sepse të bësh një studim tradicional kërkon shumë kohë dhe ne nuk e kemi këtë lusk për momentin. Ka marrë një mijë plotësime nga studentët gjë që na jep imazh gabimi tre përqind dhe shtrirja në universitete është në gjithë vendin. Pa dyshim që në Tiranë ka më shumë plotësime.'wshtw shprehur studenti Gevi Tabaku. 

Do të donim të diskutonim një shifër e tillë 40 përqind, krijon një perceptim të një realiteti që duket se nuk është shumë në përputhje, se në qytetin e Elbasanti e kemi me 5 përqind numrin e të vaksinuarëve, në Tiranë 15 përqind siç thojnë disa raporte. A mendon se krijon një perceptim të gabuar i ndihmon apo i prish punë studentëve një gjë e tillë? është pyetja e drejtuar nga moderatori Flavio Qarri për Tabakun i cili është përgjigjur:

 Unë e thashe se dhe zv. ministrja e shëndetësisë ka thënë që janë 34 përqind me një dozë.

 

Zakonisht zv. ministrat e kanë dhe për detyrë të gënjen mos i merr shumë për bazë? ishte ndërhyrja e moderatorit. 

 Patjetër nuk e diskutoj këtë pjesë tani dihet puna e tyre.  Por e kam fjalën këtu që nuk është numri i madh 34 përqind të mos mendojmë që është një numër i madh është një numër shumë i vogël madje. Ajo që unë dua të di është se çfarë do të ndodhë me këtë pjesën tjetër.

Para të shkojmë se çfarë do të ndodhi kam një pyetje në lidhje me këtë sondazh: cila është arsyeja që japin studentët që janë vaksinuar dhe arsyeja që japin studentët që nuk janë vaksinuar?

' Tek pyetësori i kaluar dhe pyetësori i djeshëm ne kemi bërë vetëm pyetjen e thjeshtë: A jeni vaksinuar dhe me cilën vaksinë jeni vaksinuar? Kemi marrë 40 përqindëshin që janë vaksinuar dhe pastaj kemi marrë që shumë janë vaksinuar me Pfizer. Ndërkohë tek pyetësorët e tjerë kemi bërë dhe disa pyetje të tjera që mund të shohim dhe perceptimin e studentëve. Një nga ato perceptime është që 66 përqind  e tyre nuk janë të gatshme ta kryejnë vaksinën e tyre për të pasur çasjen në auditor ndërsa 34 përqind e tyre janë të gatshëm. Ky sondazh është bërë në momentin që doli urdhëri i parë që thoshte që ata që nuk vaksinohen do të bjënë mësim online. Dhe 34 përqind e studentëve janë të gatshëm të vaksinohen që të mos e bëjnë mësim online por të kenë qasje në auditor. Ndërkohë 74 përqind e studentëve duan që mësimi të zhvillohet plotësisht në auditor. Pra ajo çfare ne kemi këtu është një dëshirë e dukshme që mësimi të zhvillohet në auditor dhe është padyshim shumë e çuditshme fakti, unë personalisht mendoj që arsyja pse ka dështuar vaksnimi tek studentët, se përshembul në Harvard vaksinimi tek studentë është 84 përqind, ndërkohë që këtu tek ne kemi këtë shifrën.  Arsyja pse ka dështuar është sepse Minstria nuk ka bërë një fushatë të mirë ndërgjegjësimi me një strategji të mirë komunikimi për studentët' shprehet studenti Tabaku. 

Mendoni që po të ishte kjo fushatë numri i studentëve të vaksinuar do të ishte më i lartë?

'Unë këtu e vë gjithë fajin se tek pyetësori i parë që kemi bërë kemi shtruar pyetjen sesa besim kanë studentët tek Ministria e Shëndetësisë. 92 përqind e studentëve është përgjigjur pjesërish ose aspak, që do të thotë që vetëm një 8 përqindsh që ka shumë besim. Kështu që studentët nuk kanë bësim tek këto instanca. Ideja është që duke bërë këtë fushatë këtë strategji ata mund të kishin stimiluar dhe studentët për tu vaksinuar. Gjithësesi qasja që është përdorur, qasja me dhunë dhe retorika e Kryeminstrit sikur Kryeministri vendos çdo gjë në këtë vend është ekspert në çdo gjë ka dëmtuar dhe procesin. Tani nuk mundesh ti një njëzët vjeçarit  ti thuash: o të vaksinohesh ose nuk ka zgjedhje tjetër. Vetëm ky fjalor nuk ka etikë . 20 vjeçari do një fjalor të mirë do që ti drejtohesh në mënyrën e duhur' shprehet Tabaku.

Ndërsa pyetja që ju drejtua pedagoges Ilirjana Kuçanës nga moderatori Flavio Qarrit ishte : Ditën e djeshme u përballen fakte jo vetëm me problemet e vaksinimit, jo vetëm për rikthimin në auditore por me të gjithë paktin me të cilin universitet dolën zbuluar për mos mbatjen e angazhimeve. Kaq ishte meraku i vetëm le të afrojmë çdo gjë, le të ofrohet çdo lloj pazari dhe gënjeshtre vetëm studentët të mos jenë aty se janë shumë të rrezikshëm për pushtetin nëse janë në shesh ata?

'Duhet të themi që ka gjëra më të rëndësishme. Se në fillim e këtij viti akademik do të duhet të ishin diskutuar se çfarë mund të ndryshonte dhe çfarë duhet të ndryshonte për arsimin. Duhet të themi që arsimi sot është në ditët më të këqia dhe duhet të themi se ka shumë gjëra për të ndryshuar në arsimin e lartë dhe në të gjitha stadet e arsimit. Ne që jemi pjesë e auditorët dhe studentët të cilët mua më vjen më mirë dhe gjej rastin ti përgëzoj të gjithë studentët kurajoz., më besoni pedagogëve nuk i shqetëson zëri kritik i studentëve. Zëri kritik i studentëve shqetëson qeverinë, shqetëson të tjerë të cilët janë duke ndarë pazaret e vetingut dhe kjo është për të ardhur keq'. është shprehur zonja Kuçana. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco