FOTO/ Devijohet qarkullimi i automjeteve te Unaza e re, ja harta e lëvizjes

FOTO/ Devijohet qarkullimi i automjeteve te Unaza e re, ja harta e lëvizjes

19:49, 18/10/2021
A+ Aa A-

Në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve, mbrëmjen e nesërme, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së re.  

Sipas autoritetit rrugor shqiptar, do ndryshojë qarkullimi i automjeteve nga Unaza e re dhe Yzberishti të cilat do të devijojnë në rrugën paralele ku janë të lidhura rrugicat ekzistuese.

Njoftimi i ARRSH:

Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.

Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).

Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco