Statistikat alarmante/ Dyfishohet numri i të dënuarve me probleme mendore në burgje

Statistikat alarmante/ Dyfishohet numri i të dënuarve me probleme mendore në burgje

19:23, 18/10/2021
A+ Aa A-

Në 5 vjetët e fundit, numri të dënuarve me probleme të shëndetit mendor në burgje është dyfishuar.

Sipas statistikave, nga rreth 500 persona që vuajnë nga shëndeti mendor dhe janë në burgje, 232 prej tyre janë dënuar që në fillim nga gjykata për t’u izoluar burgun e Zaharisë – burg i posaçëm për këtë kategori.

Ata kanë kryer vepra penale për të shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Nga 232 personat që ndodhen në burg me vendim gjykate për mjekim të detyruar, 24 janë gra.

Femi Sufaj, zëvendës drejtori i përgjithshëm i burgjeve thotë se burrat ndodhen në burgun e Zaharisë, ndërsa gratë gjenden në spitalet e burgjeve.

Brenda muajit nëntorit pritet që të gjithë këta të burgosur të zhvendosen në 2 godinat e posaçme të rikostrukuara në Lezhë.

Zoti Sufaj thekson se kujdesi burgim-trajtim do t’i kalojë në administrim të Ministrisë së Shendetësisë.

Përveç të dënuarve të izoluar në burgun e Zaharisë, pas vendimit të gjykatës për mjekim të detyruar, rreth 300 të burgosur të tjerë vuajnë nga shëndeti mendor.

Gjendja e tyre shëndetësore kryesisht është evidentuar gjatë kohës së vujatjes së denimit për crregullime psikiatrike, depresioni, ankthi dhe vështiresi në përshtatje.

Ata trajtohen nga stafet mjeksore dhe sociale në burgje.

Ndërsa pjesa tjetër, në një shkallë më të lehtë, janë evidentuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit dhe ndodhen në qeli bashkë me të burgosurit e tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco