Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Halitaj: Sot studentët në radhë si kurrë më parë, situata është kaotike

Halitaj: Sot studentët në radhë si kurrë më parë, situata është kaotike

16:57, 18/10/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Senatit pranë UPT-së Valbona Halitaj, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, në Edicionin e Pasdites ne SYRI TV, foli për faktin se studentëve iu kërkohet test anti-Covid, që të hyjnë në ambjentet universitare.

Halitaj thekson se sot studentët janë në radhë si kurrë më parë, duke shtuar se situata është kaotike.

'Radhët masive të sotme s’kanë ndodhur kurrë. Është viti i dytë universitar, që ndodh që situata të jetë kaq kaotike.

Sot na është mohuar e drejta kushtetuese për arsim. Fakultetet janë të papërgatitur, sepse edhe urdhërat nga Ministria e Arsimit vijnë shumë vonë, sikundër edhe nga institucionet e tjera.

Studentët po ndahen në të vaksinuar dhe jo të vaksinuar e kjo gjë nuk mund të ndodhë në 2021.

Është e drejta e arsimit për të gjithë e ndaj nuk mund të klasifikohemi dot në të vaksinuar e jo të pavaksinuar.

Nuk kemi mundësinë që të bëjmë testin PCR, që bën 40 deri në 60 mijë, e nuk e di se ku studenti do të gjejë paratë', deklaroi Halitaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco