‘Ça lesh vaksinimi, shkolla është e jona’/ Përplasjet studentë-policë te Filologjiku

‘Ça lesh vaksinimi, shkolla është e jona’/ Përplasjet studentë-policë te Filologjiku

14:02, 18/10/2021
A+ Aa A-

Ka pasur tensione tw larta në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.

Siç shihet në video, studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.

Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe, siç e tregojnë pamjet, ata përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda.

Në video dëgjohen studentët, që thonë ‘Çfarë vaksinimi, hape rrugën për studentët’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/10/2021 14:59

O ekspertët e leshit të Komitetit Teknik të Preshit!!! Ku është ndryshimi midis turmave të studentëve të pavaksinuar që po rrijnë jashtë nëpër oborret e fakulteteve tufa-tufa, me ata të vaksinuarit që po rrijnë brenda nëpër auditore dhe salla leksionesh??? Po ndryshimi midis mijëra tifozëve nëpër stadiume pa maska, duke i thirrur dhe bërtitur në surrat shoku-shokut gjatë ndeshjeve, dhe studentëve të pavaksinuar? Cili është ndryshimi midis studentëve të pavaksinuar, të studentëve që e kanë kaluar covid dhe atyre të vaksinuarve në infektueshmërinë e tyre dhe në përhapjen e virusit tek shokët e tyre??? Pse i vaksinuari që e përhap virusin, nuk ka nevojë për ta bërë testin PCR apo testin e shpejtë? Po nëpër dhomat e konvikteve dhe mencat e qytetit "Studenti" apo nëpër shtëpiat, ku studentët jetojnë me qira, a përhapet virusi? Apo virusi ka nisur studimet dhe rri vetëm nëpër sallat e leksioneve nëpër fakultete??? Po çfarë janë këto trapllëqe shqiptare??? Pra, vaksinimi as nuk e pengon infektueshmërinë nga virusi dhe as transmetueshmërinë e tij tek të tjerët, por vaksina duhet të bëhet me detyrim!!!! Tani, edhe ai tullaci që del e flet nga Gjermania, Dr. Dasho, doktor leshi, qënka pjerdhur, qenka korruptuar dhe po më ngjan me atë infermjerin e ambulancave, Skënder Bratajn, me diploma leshi, shërbëtorin e bindur të Ramës. Por atij i jap të drejtë unë, sepse ai siguron bukën e gojës me traplliqe!! Ja pra, edhe Gjeneral Colin Powell në SHBA, ish-Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, figurë e madhe ushtarake dhe politike në SHBA, i kishte bërë të dyja dozat e vaksinës dhe vdiq pikërisht nga Covid-19. Kur vdiq Gen. Powell në SHBA, imagjino pensionistët e mjerë shqiptarë, që i ruajttë Zoti!!!!

Shto koment

Denonco