Pse njerëzit zgjedhin rrjetet sociale në vend të librit? Aida Baro: Kanë frikë të rrinë me mendimet e tyre

Pse njerëzit zgjedhin rrjetet sociale në vend të librit? Aida Baro: Kanë frikë të rrinë me mendimet e tyre

13:41, 18/10/2021
A+ Aa A-

Kryeredaktorja e shtëpisë botuese ‘Pegi’ Aida Baro ishte ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto’’ për të folur për shqetësimin e cila është kthyer në epidemi, largimin nga të lexuarit.

Zakonisht vjeshta dhe dimri janë stinët ideale për të lexuar apo jo dhe sidomos që do të kemi një dimër pa energji elektrike? ishte pyetja e moderatorit për Baron.

Shpresojmë që të kemi mundësi të ndezim një qiri të kthehemi në Mesjetë dhe do të jetë akoma më romantike. Meqënëse rrjetet sociale nuk do të funksionojnë ndoshta njerëzit do t’i rikthehen librit dhe kështu që është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën duke lexuar nën dritën e qiriut.

A mund të tentojmë një fushatë në këto momente të stimulojmë të lexuarin në çift? 

 Është gjëja më fantastike pasi është në një farë mënyre idealja. Lexuarit një libër së bashku është të kushtuarit vëmëndje ndaj tjetrit. Ashtu siç bëjmë dhe me fëmijët dhe me partnerin mund të gjenden materiale, libra romatike apo dhe erotik. Është një nga mënyrat më të mira për të komunikuar dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët me partnerin. Pse jo të mos lexojmë së bashku.

Disa mbrojtës të rrjeteve sçcialë shprehen se dhe në ekranet e kompjuterit dhe telefonit mund të lexosh. Ka një vështirësi fizike ka një ndryshim llogjik si mendon ti?

Me thënë të drejtën unë personalisht e kam shumë të vështirë të lexoj në ekranin e telefonit apo të kompjuterit megjithëse redaktimet që është pjesa më e madhe e punës ne i zhvillojmë në kompjuter. Por kur lexoj për kënaqësinë time dua librin. Ta ndej ta shfletojë librin. Ndërkohë që ka shumë njerëz të tjerë sidomos të rinjtë që lexojnë me ipad dhe nuk ka asgjë të keqe, qëllimi final është leximi. Edhe audio nëse është, është shumë gjë e bukur. Mënyrat dhe metodat për të lexuar mund të jenë më të shumta rëndësi ka që njerëzit të lexojnë dhe të rikthehen të zbulojnë kënaqësinë e leximit. Pasi kjo është çështja. Ju ka humbur shija e të qëndruarit me vetveten, shija e të qëndruarit me një libër në dorë dhe pa praninë e dikujt tjetër. Kam përshtypjen që pjesa më e madhe e njerëzve kanë frikë të rrinë me mendimet e tyre. Dhe duke mos u përballur dot me veteveten përpiqen ta kalojnë kohën në mënyrat më të çuditshme. Në kafe me orë të tëra duke bërë thashetheme duke mos bërë asgjë prej gjëje. Thjesht se përballja me veten e tyre ,anzaliza që mund ti bëjnë vetes është e frikshme. Libri mund të ndihmojë për këtë se të dërgon në një botë tjetër dhe ti përballesh me frikërat e tua më të mëdha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco