Kanceri i gjirit nuk zgjedh/ Një histori personale që mund të frymëzojë çdo grua

Kanceri i gjirit nuk zgjedh/ Një histori personale që mund të frymëzojë çdo grua

11:58, 18/10/2021
A+ Aa A-

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Çdo vit, kjo fushatë fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 tetor.

Dhe për të folur për këtë temë kaq të ndjeshme ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV ‘Kafe shqeto’ Arbela Statovci me banim në Zvicër.

Statovci ka ndarë historinë e saj me të gjithë, që nga momenti kur ajo u diagnostikuar me kancerin e gjirit dhe deri tek mënyra sesi ajo po e përballon me pozitivitet ketë situatë.

A mund ta ndani me ne historinë e përvojës tuaj të hidhur me shëndetin?

Jam diagnostikuar në gusht të këtij viti me kancer gjiri. Jam në mes të terapive. Gjendja për momentin është ok është java e tretë. Çdo tre javë kryej kimio-terapinë. Java e parë është pak më e vështirë pasi nuk mund të kryesh asnjë aktivitet, por për momentin jam në rregull. Mundohem të jem pozitive, lexoj shumë studime për të pranuar situatën siç është.

Qasja e filozofisë ndaj përditshmërisë kam përshtypje që ka ndryshuar.Cili është momenti që ndan njerëzit dikush e lëshon veten, dikush gjen guximin, a kishit ju një moment që vendose se do të qasesh ndryshe ndaj problemit?

Po ka qënë dy javë pasi kam marrë diagnozën, se gjatë atyre dy jave kisha nevojë për të bërë teste për të parë nëse ka avancuar më tej kanceri në trup dhe gjatë këtyre javëve jam panikosur. Nuk dija nëse ishte luftë për mbijetëse apo është luftë kundër kancerit që shërohet. Dhe në ato moment kur mjekët më thanë se ka shpresë se nuk është shpërndarë, nuk jam shumë besimtare por mendova se më është dhënë një shans i dytë për të jetuar dhe për të vazhduar projektet e mia, këtu jam kapur dhe kam thënë se do ta mund. Pa marrë parasysh se çfarë mund të dal gjatë rrugës dhe nëse mund të ndihmojë dikë me historinë time, vendosa ta publikoj dhe kjo për t'ja vlejtur jo vetëm për veten time por për të gjitha gratë e tjera. Se duke ngritur këtë çështje mund të ngresh dhe çështje të tjera siç është çështja e fertilitetit, unë jam 33 vjeç dhe në Zvicër, 80 përqind që vuajnë nga kanceri janë 50+. Kur onkologët më treguan se këto janë pikat ama kishte shpresë me kap forcën e brendshme dhe me shku me luftu.

Sigurisht që qëllimi i jetës  tuaj nga ky moment dhe prapa do të jetë promovimi i kontrollit të vazhdueshëm që gratë duhet të kenë në të gjitha momentet e jetës së tyre. Ju vetë bënit  kujdes të herëpashershme, bënit kontrolle të herëpashershme për gjirin apo nuk i bënit dhe keni ndryshuar dhe çasje pas kësaj që ju ndodhi. Në cilat kategoritë zonjash futeshit para se të diagnostikoheshit  me këtë sëmundje?

Nuk e kam testuar veten më herët. Është promovuar se mamografia është e rëndësishme. Sigurimi shëndetësor e paguan këtë pasi të kesh mbushur moshën 50 vjeçare. Domethënë vetë ndërgjegjësimi për mosha më të reja nuk është. Normalisht që mundesh të lexosh vetë që mund të prek dhe ty por gjatë jetës nuk të shkon mendja me testu veten. Ka qenë një moment shumë pahiri siç thuhet në shqip që e kam hetuar dhe më pas kam vajtur tek gjinokologu pasi kisha filluar të panikohem pasi diçka nuk është në rregull.

Cilat ishin simptomat e para që ju vutë re që më pas ju çuan drejt ekzaminimit?

Jo nuk ka pas asnjë lloj simptome .

Një pyetje që mund të tingëllojë me nota politike. Gjatë dy viteve të fundit jo vetëm në vendet e botës por edhe në Shqipëri duke sikur është zhdukur çdo lloje sëmundje tjetër. A është ky një moment që ne te gjithë bashkë duhet të rikthehemi tek jeta e para dy viteve mbrotja nga të gjitha llojet e sëmundjeve jo vetëm nga ky covidi famëkeq?

Absolutisht, po. Këto tema sidomos në sektorin shëndetësor nuk ka qënë pjesë e programit dy vitet e fundit por gjithësesi kjo ka për të ndryshuar në të ardhmen sidomos mbrotja e femrave që preken nga kjo sëmundje. E kam parë se nuk janë dhe shumë të mbrojtura përsa i përket anës financiare dhe pse mundesh me mendu se je në Zvicër të prek kanceri dhe je e mbrojtur prej sigurimeve. Nuk është aq lehtë sa kam kujtuar. Tani e kam parë me hollësi si paciente.

Dhe një mesazh final për të gjitha zonjat që na ndjekin, por jo vetëm zonjat por edhe zotërinjtë pasi është një çështje që nuk prek vetëm shëndetin e një personi por të gjithë familjen dhe shoqërinë?

Po janë dhe 6 përqind meshkuj që preken nga kjo sëmundje. Për mua është shumë me rëndësi që këto gra, vajza që janë diagnostikuar me kancer gjiri të kenë guxim të dalin jashtë me mesazhe. Nuk do të thotë vetëm në Instagram apo Facebook. Nuk është temë tabu, nuk është gjë që duhet me turpëru për asgjë dhe të ndihmon me kriju një realitet  që është shumë reale. Sëmundja nuk është për t'u fshehur dhe nëse është reale e pranon, nëse e pranon është hapi i parë jo vetëm për pozitivitet por edhe për shërim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco