Zv/rektori i Korçës përkrah studentët: Pse nuk merreni me Festën e Birrës?!

Zv/rektori i Korçës përkrah studentët: Pse nuk merreni me Festën e Birrës?!

10:46, 18/10/2021
A+ Aa A-

Zëvendësrektori i Universitetit të Korçës, “Fan Noli”, në një dalje në media është shprehur se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditore. Sipas Artur Adilit, ata do të udhëzohen më pas drejt vaksinimit.

I pyetur nëse kjo është shkelje e urdhrit të Ministrisë, Adoli tha se “ne nuk mund të privojmë studentët nga mësimi, por do t’i udhëzojmë për t’u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit”.

“Janë ngritur dy qendra vaksinimi në universitet. Nga sa kemi informacion, pjesa më e madhe ka marrë të paktën vetëm vaksinën e parë. Sa i përket të pavaksinuarve, nuk do të lejohen pa maska. Do të futen, por duke respektuar rregullat”, tha ai.

“Nuk mund t’i vaksinojmë të gjithë brenda ditës dhe nuk mund t’i penalizojmë për mësimin. Pse nuk jeni kaq të interesuar për Festën e Birrës, apo njerëzit në stadiume?”

Shumica e të pranishmëve në universitet janë të vaksinuar me një dozë. Ka dhe prej atyre që nuk janë vaksinuar. Disa prej tyre thonë se janë kundër vaksinës, por ka dhe prej atyre që e kanë bërë vaksinën nga frika e humbjes së vitit shkollor. Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Niko18/10/2021 12:12

Respekte

Shto koment

Denonco