Universiteti i Korçës i pranon të gjithë studentët, Zv. Rektori: Por do t'i udhëzojmë që të vaksinohen

Universiteti i Korçës i pranon të gjithë studentët, Zv. Rektori: Por do t'i udhëzojmë që të vaksinohen

09:41, 18/10/2021
A+ Aa A-

Në Korçë,  Zv.rektori i universitetit “Fan S. Noli” ka thënë për mediat sot se edhe studentët e pavaksinuar do të futen në auditore. Sipas z. Artur Adili ata do të udhëzohen për të shkuar më pas drejt vaksinimit, njofton Sidorela Xhomaqi, gazetarja e SYRI TV.

Pyetjes nëse Rektorati është duke shkelur urdhrin e Ministrisë së Arsimit, ai iu përgjigj se “nuk mund të privojmë studentët nga mësimi por do t’i udhëzojmë për t’u vaksinuar, pra po respektojmë autonominë e universitetit.”

Studentët kanë qenë në pritje për të hyrë në auditore. Shumica e të pranishmëve në universitet janë të vaksinuar me një dozë. Ka dhe prej atyre që nuk janë vaksinuar.

Disa prej tyre thonë se janë kundër vaksinës por ka dhe prej atyre që e kanë berë vaksinën nga frika e humbjes së vitit shkollor.

Mbetet për t'u parë reagimi i studentëve pas futjes në auditore.

Brenda kësaj jave në Korçë janë vaksinuar vetëm 37 studentë, ndërkohë nuk ka asnjë statistikë se sa është numri total i studentëve të vaksinuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco