Moti të hënë dhe të martë, 18 - 19 tetor 2021

Moti të hënë dhe të martë, 18 - 19 tetor 2021

07:00, 18/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e pozicionuar në Europën qëndrore duke sjelle stabilitet të motit në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

E hënë, 18 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare deri të dendura në Jug-lindje të pasuara nga reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.     

Temperaturat:

Zona malore        10/19°C
Zona e ulët          12/24°C
Zona bregdetare  14/23°C

Kosova, e hënë, 18 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe me prani të mjegullës. Era do të jetë me drejtim Veri- Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18°C .

E martë, 19 tetor 2021

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta dhe mjegull përgjatë luginave në Jug-lindje . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.     

Temperaturat:

Zona malore        10/21°C
Zona e ulët          13/25°C
Zona bregdetare  14/24°C/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco