Nesër fillon viti i ri akademik, studentët rikthehen në auditore, Evis Kushi: Vaksinohuni!

Nesër fillon viti i ri akademik, studentët rikthehen në auditore, Evis Kushi: Vaksinohuni!

18:49, 17/10/2021
A+ Aa A-

Përmes një mesazhi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka uruar të gjithë studentët e pedagogët që nesër nisin vitin e ri akademik 2021-2022.

Kushi shkruan se ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie.

Ajo thekson se në muajt më të vështirë të krizës nuk u qëndrua në pritje, por janë kërkuar të gjitha mënyrat e mundshme se si të vazhdohej përpara me leksionet, seminaret dhe konferencat.

"Ky fillim viti është një moment veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ne, sepse përkon pikërisht me fundin e emergjencës së një pandemie që na detyroi të heqim dorë dhe të sakrifikojmë shumë gjëra prioritare të jetës sonë. Por së bashku ne ia dolëm që të përshtatemi në kohë rekord me kufizimet dhe kushtet e reja. Madje edhe në muajt më të vështirë të krizës ne nuk qëndruam në pritje, por kemi kërkuar të gjitha mënyrat e mundshme se si të vazhdonim përpara me leksionet, seminaret, konferencat e çdo aktivitet tjetër pjesë e kurrikulave universitare", shprehet Kushi.

Ajo nënvizon se falë efekteve pozitive të fushatës masive të vaksinimit, por edhe falë një ndërgjegjësimi më të lartë personal dhe kolektiv për të respektuar protokollet e institucioneve shëndetësore.

Kushi u shpreh e kënaqur që universitetet tashmë i kanë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar mjedise të ngrohta, mikpritëse dhe plotësisht në dispozicion të studentëve.

Ndërkohë, Ministrja Kushi përsëriti apelin ndaj të gjithë të pavaksinuarve që nuk kanë pasur mundësi, për tu vaksinuar në vijim

"Ju rikujtoj që pjesa më e madhe e pasurisë së vërtetë që kemi, jo vetëm njohuritë por edhe marrëdhëniet, miqësitë, madje dhe ndjenjat që i mbartim gjatë gjithë jetës sonë, fitohen në auditore, biblioteka, korridore dhe të gjitha mjediset universitare. Fillim të mbarë të vitit të ri akademik!" 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco