Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO-SYRI TV/ Kuksianët kërkojnë dëmshpërblim për tokat e përmbytura

VIDEO-SYRI TV/ Kuksianët kërkojnë dëmshpërblim për tokat e përmbytura

13:39, 17/10/2021
A+ Aa A-

Qindra familje në Kukës vijojnë të kërkojnë dëmshpërblimin për tokat e tyre të përmbytura nga ndërtimi i HEC-i Fierzës. Në mbështetje të banorëve ka qenë edhe deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha i cili tha se problemi i tokave të përmbytura është kthyer në një krize më vete e që ka ardhur koha për ti dhënë fund këtij problemi të kthyer në gangrenë.

Nga SYRI TV

Kompensimi i pronareve për tokat e përmbytura nga ndërtimi i HEC-it të Fierzës, prej më shumë se 30 vitesh ka mbetur i pazgjidhur. Deputeti i Kukësit, Flamur Hoxha tha se problemi i tokave të përmbytura është kthyer në një krize më vete e që ka ardhur koha për ti dhënë fund këtij problemi të kthyer në gangrenë.

Kryetari i Shoqatës së Pronarëve të Tokave të Përmbytura, Sherif Kastarti, ka theksuar se janë qindra familje në Kukës të cilat vijojnë të kërkojnë dëmshpërblimin për tokat e tyre të përmbytura nga liqeni.

Më shumë se 2000 hektarë tokë bujqësore e troje janë përmbytur nga ujërat e liqenit të Fierzës në Kukësin e Vjetër dhe 33 fshatrat përgjatë bregut, në Kukes, Has, Tropojë dhe Pukë.

Në viti 1994, pas protestave të dhunshme në Kukës, qeveria e asaj kohe nxori një vendim për kompensimin fizik të rreth 700 pronarëve, por që mbetën jashtë këtij kompensimi qindra familje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco