VIDEO - Syri TV/ Rritja e çmimeve thellon varfërinë në Kukës, qytetarët: çdo gjë e marrim me borxhe

VIDEO - Syri TV/ Rritja e çmimeve thellon varfërinë në Kukës, qytetarët: çdo gjë e marrim me borxhe

16:56, 16/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët kuksianë deklarojnë se rritja e çmimeve në vend do ta thellojë varfërinë e tyre duke shtuar se ata jetojnë me borxhe. Qytetarët shprehen se në Kukës nuk ka vende pune dhe fajësojnë institucionet që nuk kanë bërë asnjë investim që do ta nxirrte qytetin nga varfëria.

Nga Syri Tv

Rritja e çmimeve në vend pritet të thellojë varfërinë e qytetarëve Kuksianë. Ata shprehen se deri tani kanë jetuar me borxhe dhe se rritja e çmimeve pritet të përkeqësojë jetesën e tyre.

Qytearët theksojnë se niveli i papunësisë në Kukes është i lartë. Ata shprehen se ndihen të braktisur nga qeveria duke i bere apel që të kthejë sytë nga ata për ti nxjerrë nga varfëria.

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Lavdrim Shehu shprehet se për të luftuar varfërine në kukës, është e rëndësishme reagimi qytetar, I cili sipas tij mungon pasi moshat e reja kanë emigruar jashtë vendit.

Kukësi vijon të jetë më i varfëri në Shqipëri, i ndikuar më së shumti nga mungesa e investimeve të deritanishme si dhe emigrimi masiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco