VIDEO/ Punimet kanë përfundur, por nuk ka drita, nxënësit: Të hapet shkolla

VIDEO/ Punimet kanë përfundur, por nuk ka drita, nxënësit: Të hapet shkolla

14:02, 15/10/2021
A+ Aa A-

Lidhja e një kontratë energjie mes OSHEE dhe bashkisë Kurbin po mbajnë "peng" hapjen e shkollës 9-vjeçare "28 Nëntori" në Fushë-Milot, edhe pse punimet e secilës ka një muaj që kanë përfunduar.Nxënës dhe prindër I bëjnë apel Bashkisë të marri masa pasi e kanë shumë të vështirë të shkojnë në shkollë tjetër.

Nga Syri Tv

Mësimi është kthyer në sfidë për fëmijët, të cilët iu duhët të presin në të ftohtë autobusin për ti çuar në një nga shkollat e vjetra të Kurbinit. Nxënësit kërkojnë hapjen e shkollës, ndërsa nuk mungojnë edhe ironitë ndaj kryeministrit Rama pasi atyrë iu kanë thë që do jetë ai që do të presë shiritin e inagurimit shkollës së tyrë.

Prindërit e këtyre nxënësve veç mos hapjes së shkollës së re ankohen dhe për mënyrën e transportit të fëmijëve pasi ata udhëtojnë çdo ditë vetëm me një mjet i cili mbushët jashtë kapaciteteve të duhura

E kontaktur nga Syri Tv drejtoresha  e ZA Kurbin Pashke Zefi pohoi faktin se Shkolla nuk është hapur si shkak i një ngërci të krijuar mes OSHEE dhe Bashkosë Kurbin ndërkohë që pritet që ditët në vazhdim të zgjidhet kjo problematikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco