Nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave

Nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave

09:41, 15/10/2021
A+ Aa A-

 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se duke nisur nga muaji nëntor i këtij viti do të ketë ulje me 43% për rinovimet e patentave të klasit “B”.

“30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (B) me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat!

Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë! Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë 43%” mbyllet njoftimi i DPSHTRR

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco