VIDEO/ Ndërtimi i pallatit rrezikon shtëpitë, Banorët: firma nuk respektoi distancën

VIDEO/ Ndërtimi i pallatit rrezikon shtëpitë, Banorët: firma nuk respektoi distancën

15:24, 14/10/2021
A+ Aa A-

Disa banesa private pranë ish fushës së aviacionit rrezikohen të shemben si pasojë e ndëertimit të një pallati, I cili nuk ruan distancën. Hapja e themeleve të pallatit ka krijuar ccarje në muret e shtëpive dhe për këtë arsye pronarët kërkojnë vendosjen e pilotave në themel.

Nga Syri Tv

Ndërtimi i një pallati 11 katësh në zonën e  ish-fushës së aviacionit, Tiranë,  po rrezikon shembjen e disa banesave private që ndodhen aty pranë. Pronarët e  banesave, akuzojnë firmën ndërtuese se nuk ka respektuar distancen për hapjen e themeleve, e cila sipas tyre, ka shkaktuar rëshkitje dheu si dhe plasarijte në muret e shtëpive. Banorët, duke akuzuar bashkinë që mbyll sytë përpara këtij fenomeni, kërkojnë nga firma vënien e pilotave.

Banorët e rrezikuar nga shembja e shtëpivë të tyre, bëjnë me dije se  kanë biseduar me pronarin e firmës për problemin e shkaktuar nga ndërtimi I pallatit,  duke u premtuar zgjidhjen e problemit, por deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë mase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco