Kanceri i gjirit, historia e suksesit nga Fieri. Jolanda Duda tregon si fitoi betejën me tumorin

Kanceri i gjirit, historia e suksesit nga Fieri. Jolanda Duda tregon si fitoi betejën me tumorin

17:19, 13/10/2021
A+ Aa A-

Jolanda Duda, një qytetare nga Fieri tregoi historinë e saj në luftë më kancerin e gjirit. Për pesë vite ajo u përball me sfida të mëdha, por në fund ia doli të fitojë mbi sëmundjen vdekjeprurëse. Ajo u bën apel grave e vajzave që të mos neglizhojnë kryerjen e mamografisë, pasi diagnostikimit i hershëm i kancerit mund të shpëtojë jetën. Ndjekim materialin e realizuar nga gazetari ynë në Fier, Xhemil Beharaj

NGA SYRI TV

Jolanda Duda është një pensioniste, e cila për pesë vjet ka luftuar me sëmundjen e  kancerit të gjirit, derisa ja doli që ta mposhtë atë. Historia e saj mund të cilësohet si një sukses, ndonëse për pesë vjet u përball me sfida të mëdha shëndetësore.

Mes lotësh, Jolanda Duda tregoi për Syri Televizion historinë e saj në luftën me kancerin e gjirit. Ajo tregon momentet e para të zbulimit të sëmundjes dhe dramën që përjetoi.

Por fatmirësisht, diagnostikimi në kohë i sëmundjes, u dha mundësi mjekëve të ndërhynin me operacion për të parandaluar përhapjen e tumorit.

Ajo u bën apel grave dhe vajzave për të mos neglizhuar asnjë simptomë apo shenjë, e cila mund t`i çojë drejt zbulimit të kancerit të gjirit.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të përhapura dhe vdekjeprurëse për gratë dhe vajzat. Vitetet e fundit, sipas mjekëve onkolog, është ulur mosha e diagnostikimit të kësaj sëmundje, ku tashmë janë zbuluar raste me kancer edhe të vajzat deri në moshën 25 vjeçe. Por historia e Jolanda Duda, jep shpresë, pasi diagnostikimi në kohë të hershme i sëmundjes mund të shpëtojë jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco