VIDEO-SYRI TV/ Shtrenjtimi i karburantëve, efekte zinxhir. Në Korçë, rritet çmimi i biletave të autobusëve

VIDEO-SYRI TV/ Shtrenjtimi i karburantëve, efekte zinxhir. Në Korçë, rritet çmimi i biletave të autobusëve

17:10, 13/10/2021
A+ Aa A-

Shtrenjtimi karburantit ka bërë që disa nga linjat ndërqytetase në Korçë të shtrenjtojnë çmimin e biletave për udhëtarët. Linjat Devoll-Korçë apo Korçë Ersekë kanë rritur çmimin e biletës me 50 lekë të reja, ndërkohë që qytetarët shprehen se kjo do të jetë një kosto shtesë për ta

NGA SYRI TV

Rritja e çmimit të karburantit është ka nxitur drejtuesit e linjave urbane në Korçë të shtrenjtojnë biletat për udhëtarët. Disa nga linjat ndër qytetase në qarkun juglindor të vendit, kanë rritur me 50 lekë të reja çmimet e biletave të autobusëve.

Linjat që kanë shtrenjtuar çmimin e biletave aktualisht, janë ato në Devoll-Korçë dhe Korçë-Ersekë, ku çmimi i biletës është rritur me të paktën 50 lekë, kosto e cila tashmë do të rëndojë në xhepat e udhëtarëve.

Ndërkohë, ka ende drejtues autobusësh, që kryejnë kryesisht linjat në zonat rurale, të cilët shprehen se ende nuk e kanë rritur çmimin e biletës, por kjo pritet të ndodhë në ditët në vijim. Ata tregojnë se shtrenjtimi i karburantit po i detyron ose të shtrenjtojnë biletat për udhëtarët ose të falimentojnë.

Nga ana tjetër, udhëtarët shprehen se biletat janë rritur, ndërsa pohojnë se e kanë të pamundur t`i përballojnë kostot shtesë. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të normalizuar situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco