Moti të hënë dhe martë, 11 - 12 tetor 2021 Karavasta, tetor 2021

Moti të hënë dhe martë, 11 - 12 tetor 2021

07:00, 11/10/2021
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në Adriatik e cila do të kushtëzojë mot me rreshje shiu në territorin e Shqiperisë në fillimin e javës.

E hënë, 11 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu me rrebeshe të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.    

Temperaturat:

Zona malore        7/11°C
Zona e ulët          14/22°C
Zona bregdetare  15/22°C

Kosova, e hënë, 11 tetor 2021

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jug- Lindje 10 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 13°C .

E martë, 12 tetor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira me  reshje shiu të izoluara në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1.5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.    

Temperaturat:

Zona malore        6/16°C
Zona e ulët          14/23°C
Zona bregdetare  15/23°C/ Sipas RTSH

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco