Burri akuzon ish-gruan dhe vajzën: Më droguan e më bënë puçin

Burri akuzon ish-gruan dhe vajzën: Më droguan e më bënë puçin

22:03, 10/10/2021
A+ Aa A-

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq”, tek E Diela Shqiptare nuk kanë munguar situatat dhe debatet e nxehta mes dy ish-bashkëshortëve Zefi dhe Terezina.

Ata janë ndarë në vitin 2004 dhe Zefi i nxori nga shtëpia vajzën e tij 6 vjeç dhe gruan, e futi motrën dhe dhëndrin e tij, ndërkohë që ai iku në Itali për të vazhduar jetën. Në vitin 2011 Terezina arriti që përmes gjykatës të merrte sërish banesën dhe prej vitesh jeton në këtë shtëpi me vajzën e saj.

Terezina ka treguar se në vitin 2020 Zefi ka ardhur nga Italia, ka fjetur tek shtëpia dhe i ka bërë akt-dhurimin e shtëpisë vajzës së tij. Ai shprehet se e kanë droguar atë nate dhe nuk e ka bërë akt-dhurimin me vetëdije.

Zefi: Kam shkuar kam takuar vajzën, më thonë a do pish disa gota raki se e kam pirë gjithmonë. Ajo raki më ka dëmtuar shumë dhe nuk e di se në cilin avokat e kam bërë këtë dokument.

Terezina: Ka ardhur me këmbët e veta, pasha Zotin dhe ka thënë unë dua t’ja jap vajzës dhe u përlot dhe kam qarë dhe unë. I ka thënë dëgjo babin shtëpinë e gëzofsh, po nesër kur të vij nga Italia a më lejon të fle aty? I thashë edhe nëse nuk ta hap derën vajza, ta hap unë.

Zefi: Unë nuk e kam parë kurrë me sytë e mi këtë letër. 99% kam shkuar i paditur në këtë vend, nuk më kujtohet.

Ardit Gjebrea: I ke dhënë gjë raki Zefit kur ka ardhur tek ty?

Terezina: Asnjë gjë, ç’a ka kërkuar i kam dhënë për të ngrënë dhe ka fjetur aty në divan. Kam pasur dy shoqet e mia, t’i nxjerr në telefon.

Ardit Gjebrea: Po ai thotë që më ka droguar.

Terezina: Po pse s’më ka paditur në polici, të hyja në burg? Kisha bërë 25 vite burg nëse do e kisha droguar unë atë, po ky ka qenë i droguar gjithë jetën prej pijes.

Ardit Gjebrea: Zoti Zef ju nuk mbani mend asnjë moment që keni firmosur dhurimin e shtëpisë?

Zefi: Asnjëherë në botë nuk e mbaj mend. M’a kanë bërë me puç.

Në përfundim të seancës, nuk u gjet një zgjidhje sepse Zefi këmbëngulte që ai ka firmosur pa vetëdije, por për këtë s’ka asnjë provë. Shtëpia është në emër të vajzës së tij dhe pa asnjë provë, ai nuk mund të rimarrë sërish shtëpinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco