VIDEO-SYRI TV/ Lagja ‘Kushtrim’ në Vlorë pa investime, banorët akuza Gjiknurit: Na premtoi në fushatë, por ...

VIDEO-SYRI TV/ Lagja ‘Kushtrim’ në Vlorë pa investime, banorët akuza Gjiknurit: Na premtoi në fushatë, por ...

14:34, 10/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e lagjes ‘Kushtrim’ në Vlorë përballen çdo ditë me amortizimin e rrugëve dhe kanaleve të ujërave sipërfaqësore. Ata shprehen se janë ankuar në bashki disa herë, por janë përcjell pa marrë asnjë përgjigje për investime. Banorët akuzojnë Damian Gjiknurin dhe Dritan Lelin për mashtrim, pasi u kanë premtuar investime në këmbim të votës.

Nga SYRI TV

Lagja ‘Kushtrim’ në Vlorë, është një nga zonat me infrastrukturën më të armotizuar në qytetin bregdetar. Rrugët kanë degraduar pasi nuk njohin investim prej vitesh, kanalet e ujërave sipërfaqësore kanë dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar shpesh përmbytje dhe probleme për banorët e zonës.

Që nga vitit 1990 në këtë lagje nuk ka patur investim për rehabilitimin  e infrastrukturës, ndërsa banorët shprehen se shumë prej të afërmve të tyre janë zhvendosur në zona të tjera, për shkak të kushteve të vështira të jetesës në këtë lagje.

Qytetarët shprehen se premtimet kanë qenë të shumta, madje edhe gjatë fushatës së fundit elektorale, u premtua ndërhyrje për rehabilitimin e rrugëve të lagjes.

Kërkesat në bashki kanë qenë të shumta, madje banorët tregojnë se kanë pasur dhe takim me kryebashkiakun Dritan Leli. Mirëpo sipas qytetarëve, kryebashkiaku nuk i ka pritur mirë, madje në mënyrë ironike u ka thënë se nuk ju detyroi njeri të ndërtoni shtëpi aty.

Banorët akuzojnë gjithashtu sekretarin e partisë socialiste, Damian Gjiknuri se i ka mashtruar gjatë fushatës. Sipas tyre, Gjiknuri u premtoi investime në zonë në këmbim të votës, por pas zgjedhjeve nuk është kujtuar të mbajë premtimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco