VIDEO-SYRI TV/ Lagja ‘Skënderbej’ pushtohet nga ndotja, banorët: Bashkia hesht

VIDEO-SYRI TV/ Lagja ‘Skënderbej’ pushtohet nga ndotja, banorët: Bashkia hesht

13:26, 10/10/2021
A+ Aa A-

Banorët e lagjes “Skënderbej” në Elbasan bashkëjetojnë çdo ditë me mbetjet urbane, të cilat në mungesë të koshave, hidhen në ambiente të hapura. Qytetarët shprehen se kanë protestuar dhe i kanë bërë disa herë peticion bashkisë për situatën, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.

Nga SYRI TV

Dhjetëra familje në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, pranë ish-stacionit të trenit, bashkëjetojnë me grumbujut e mbeturinave. Sipërfaqe të konsiderueshme pranë banesave, janë kthyer në landfill mbeturinash, pasi bashkia e Elbasanit prej vitesh nuk kryen pastrimin e tyre.

Në lagje mungojnë koshat për hedhjen e mbetjeve, ndaj në këto kushte banorët të detyruar i hedhin mbeturinat pranë banesave të tyre. Të intervistuar nga syri televizion, banorët shprehet se disa vjet më parë u vendosën vetëm dy kosha, të cilët u vodhën.

Qytetarët shprehën se kanë organizuar peticione e protesta ndaj bashkisë, por kjo e fundit deri më tani nuk ka marrë asnjë masë për normalizimin e situatës me ndotjen e shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në ambiente të hapura.

Një tjetër shqetësim për banorët e kësaj lagje, që është vetëm disa qindra metra larg qendrës së Elbasanit, është mungesa e ndriçimit dhe rrugët e amortizuara, të cilat vështirësojnë jetën e banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco